Tjetër vlerësim për Igli Taren në Itali. Drejtori sportiv i Lazios, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”.
Tare vlerësohet për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit të fitojnë trofe të rëndësishëm.
Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.