• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një terroriste, nëna e një terroristi ortodoks, bën thirrje për kryqëzatë kundër shqipëtarëve

10:16 | 27/10/2019
në Kryesore
0

Nga Abedin Rakipi

Vasilia Kacifas, nëna e terroristit ortodoks grek që u vra nga RENEA vitin e kaluar pasi terrorizoi me kallashnikov  Bularatin dhe qëlloi disa herë mbi forcat e Reneas para se të ekzekutohej nga këta të fundit, sot ka bërë thirrje për kryqëzatë dhe terrorizëm publikisht, kundër shqiptarëve.

Lexo edhe

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

Vasilia Kacifas nga varri i te birit i bëri thirrje gjithë grekëve që të marrin armët dhe të shfarosin shqiptarët, të spastrojnë Shqipërinë e jugut, apo Vorio-Epirin siç kanë qejf ta quajnë ekstremistët grekë,  nga elementi shqiptar që përbën shumicën dërrmuese të kësaj krahine.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!” 

“Asnjeri nuk mund të prekë krishtërimin tonë dhe kombin tonë grek. Ju të rinj, çohuni, rrëmbeni shpatat dhe armët se këta po na frikësojnë. Rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët.”

“Ça do bëni këtu? Ikni, qërohuni!”, bërtet personi në shqip. Më pas flet në greqisht, kryesisht drejtuar mediave greke. “Jeni turq, vrasës”, u ka thënë gazetarëve një prej personave që ndodhej në Bularat për të nderuar Kacifas.

Këto ishin disa nga fjalët e Vasilisë që bënin thirrje për terrorizëm dhe shfarrosje masive të shqiptarëve, thirrje të cilat në çfarëdo vendi evropjan tek i cili funksionon drejtësia,  do të çonin në arrestimin e menjëhershëm të personit dhe dënimin sipas ligjeve në fuqi për “apologji ndaj terrorizmit”.

Kodi penal i Republikës së Shqipërisë dënon me ligj terrorizmin, mbështetjen e terrorizmit, financimin e terrorizmit, thirrjet publike për terrorizëm, por gjithashtu :

11)     Krimet kundër pavarësisë dhe integritetit shteteror

22)     Krimet kundër rendit kushtetues

33)     Krimet kundër autoritetit të shtetit

44)     Krimet që cenojnë marrdhëniet me shtetet e tjera

55)     Veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit

66)     Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publik

77)    Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë

88)     Krimet kundër njerëzimit

Këto janë vetëm disa nga seksionet e kodit penal të Republikës së Shqipërisë të cilat  detyrojnë cilindo prokuror të Republikës që të lëshojë një fletarrest për Vasili Kacifas duke proceduar në arrestimin e saj të menjëhershëm për veprat penale të sipërpërmendura.  Nëse prokurorët e Republikës së Shqipërisë nuk veprojnë kundër një individi që shkel haptas dhjetra seksione  të kodit penal dhe bën thirrje publikisht për :

  1. a) terrorizëm,
  2. b)genocid,
  3. c)spastrim etnik,
  4. d) shfarrosje,
  5. e)konflikt të armatosur ,
  6. f)masakër me sfond etnik,
  7. g)krim kundër njerëzimit,
  8. h)prishje të rendit kushtetues,
  9. i)cënim të marrëdhënjeve ndërshtetërore,
  10. j)prishje të sigurisë publike,
  11. k)ndryshim të kufijve shtetërore,
  12. l)cënim të autoritetit shtetëror,
  13. m)cënim të pavarësisë dhe integritetit shtetëror

atëherë institucionet e këtij shteti  nuk funsionojnë, dhe ky shtet që nuk dënjon të mbrojë as qytetarët e tij,  dhe as integritetin e tij territorial nuk meriton të jetë anëtar i organizatave ndërkombëtare si NATO, BE etj..  Në cilindo vend tjetër të këtij planeti Vasili Kacifasi sot do të ishte pas hekurave të qelisë, por në Shqipëri mesa duket edhe kësaj here ndodhi e kundërta, duke i lejuar edhe njëherë etnisë greke të shtypi dhe nënçmojë kombin shqiptar.  Mosarrestimi i Vasili Kacifas sot ishte një akt antikushtetues dhe antishqiptar. Sot edhe njëherë u shkel kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga vetë ligjvenesit e këtij shteti, duke u shkelur në këtë mënyrë me të dyja këmbët të drejtat bazike të kombit shqiptar për ekzistencë. Një terroristë, nëna e një terroristi  që bën thirrje publike për zhdukjen e një kombi nuk mund të lihet e lirë. Ajo është rrezik permanent për jetën e çdo shqiptari. Ajo është rrezik permanent për çdo centimetër toke të Republikës së Shqipërisë. Ajo duhet të trajtohet si çdo terrorist tjetër.

Vasili Kacifas ringjalli sot publikisht, dhe në zemër të Shqipërisë, thirrjet për shfarrosjen e kombit shqiptar njësoj siç e  kanë bërë para saj Napolon Zerva, Sllobodan Millosheviç, etj.

Por sa do të zgjasë akoma ky terrorizëm greko-ortodoks? Sa do të vazhdojë akoma vasalizmi apo prostitucioni i politikanëve shqiptare ndaj diktatit politik grek?  Nëse një shqiptar do të kishte bërë thirrje të tilla në territorin e shtetit grek do ta kishin rrjepur të gjallë përpara se të vinte policia ta arrestonte, dhe ta kalbnin burgjeve. Por te ne ndodh e kundërta, asnjë reagim.

Duket sikur shqiptarët mund të terrorizojë, fyejë, nënçmojë dhe vrasi kushdo në këtë planet, dhe mos ti hyje as gjëmb në këmbë…. A kemi shtet që na mbron ne? A kemi kushtetutë? A kemi ministri të mbrojtjes?  Apo jemi Republikë e drejtuar nga politikanë prostituta që janë dashnoret e Greqisë???

Etiketa: Abedin RakipiBularatiforcat e ReneaNapolon ZervaSllobodan Millosheviçterroristi ortodoksterrorizëm greko-ortodoksVasili Kacifas

Të Lidhura

Vetëplagoset me armë zjarri 59 vjeçari nga Delvina –

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

nga 27
19:56 | 29/03/2023
0

Pas vrasjes së dyfishtë në Kavajë, një tjetër person ka gjetur vdekjen në një qytet tjetër të Shqipërisë. Bëhet fjalë...

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

nga 27
19:40 | 28/03/2023
0

Sali Berisha në Kuçovë ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë, Lefter Maliqin. Berisha tha se maxhoranca vetëm vjedh në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Cilat janë PRONAT ku janë fokusuar hetimet ndaj Ahmetajt

Cilat janë PRONAT ku janë fokusuar hetimet ndaj Ahmetajt

nga 27
22:29 | 09/03/2023
0

Pesë janë pronat ku janë fokusuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundrejt ish-ministrit...

Para
Vritet udhëheqësi më i madh i ISIS, Abu Baker al Bagadi/ Trump: Diçka e madhe ka ndodhur

Vritet udhëheqësi më i madh i ISIS, Abu Baker al Bagadi/ Trump: Diçka e madhe ka ndodhur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në grusht shteti i kryer nga lart –

Në grusht shteti i kryer nga lart –

17:09 | 30/03/2023
Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

17:03 | 30/03/2023
“A do rrish dhe shumë?!” –

“A do rrish dhe shumë?!” –

16:55 | 30/03/2023
Vendim me vlerë zero –

Shkelje e Kodit Zgjedhor –

16:45 | 30/03/2023
‘Hajdut’, Balla ‘përplaset’ ashpër me Ina Zhupën –

‘Hajdut’, Balla ‘përplaset’ ashpër me Ina Zhupën –

16:41 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Në grusht shteti i kryer nga lart –
  • Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –
  • “A do rrish dhe shumë?!” –
  • Shkelje e Kodit Zgjedhor –
  • ‘Hajdut’, Balla ‘përplaset’ ashpër me Ina Zhupën –
  • Apple lançon shërbimin “Pay Later” në SHBA, ja si funksionon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në grusht shteti i kryer nga lart –
  • Njësoj si në kohët e vjetra, dy kryeqytetaset “gërricen” për titullin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com