Një shoqëri mercenare! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një shoqëri mercenare!

09:34 | 06/11/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Shoqëria shqiptare bën një diferencë të fortë nga Serbia dhe Greqia, lidhur me qëndrimin që mban ndaj konflikteve shtetërore dhe historike. Nëse në dy vendet fqinje, shoqëria në tërësi mbështet në bllok qeverinë për konfliktet me Shqipërinë, në Shqipëri ndahen gjysëm për gjysëm pro qeverisë sonë dhe pro qeverive fqinje. Në kushte të tjera, kjo duhej parë si epërsi e shqiptarëve dhe do të ishte një lajm i mirë për mendjen e hapur të tyre, por fatkeqësisht nuk është ashtu. Shqiptarët nuk rreshtohen se janë mendjehapur dhe çmojnë diçka tek Greqia apo Serbia, apo gjejnë gabime historike tek Shqipëria, po rreshtohen nga inati i qeverisë shqiptare.

Nëse në debatin mes shqiptarëve dhe serbëve, ka plot shqiptarë që dënojnë dhe palën shqiptare apo gabime të saj, nuk gjen thuajse asnjë intelektual serb, ta bëjë këtë. Edhe me genocidin e fundit të Serbisë ndaj Kosovës më 1999, gjithësej janë vetëm dy veprimtare të të drejtave të njeriut nga Serbia që kanë bërë diferencën në Serbi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në Shqipëri deri në vitin 1997, shumë zëra të politikës dhe shtypit shqiptar ishin hapur me Serbinë dhe kundër kërkesës së Kosovës për pavarësi.

Ben Blushi ka shkrime në gazetën “Koha Jonë”, ku ka bërë thirrje që kosovarët të dalin në zgjedhjet serbe, Andi Bejtja pak më butë, por ka sulmuar legjitimitetin e kërkesës së Rugovës për pavarësi, ndërsa një delegacion i Aleancës Demokratike bash në kulmin e luftës së Bosnjës, shkoi në Beograd dhe u takua me gjithë krerët e lartë, përveç Milosheviçit, që “nuk gjeti kohë t’i priste”.

Antikosovarizmi në Shqipëri u kthye në një lloj racizmi shqiptar, kundrejt një pjesë të kombit të tyre që “shqetësonin” Serbinë.

Madje, teoria e kombit kosovar, nuk është as e Halil Matoshit, as e Nexhmedin Spahiut, por e Fatos Lubonjës.

Shkrimi i tij “Ne shqiptarët dhe kosovarët”, botuar tek “Përpjekja”, ka qenë manifesti i parë relativizues i çështjes shqiptare në Ballkan, duke e ndarë atë në dy probleme, në atë shqiptare dhe kosovare. Por, po të mos ishte parë si çështje shqiptare, Kosova nuk do ishte çliruar kurrë. Tani që u çlirua si çështje shqiptare, si çështje kosovare mund të konsiderohet vetëm stili i qeverisjes së tyre. Mirë është të mos na ngjajnë në këtë pikë, por kam frikë se janë më keq.

Frrok Çupi pastaj ishte kampion i fushatës pro serbe në Shqipëri, aq sa dhe kur ishte në ATSH si drejtor, shpërndante lajme ku thuhej se “ushtria jonë rrëzoi një avion armik”. Bëhej fjalë për rrëzimin e një avioni amerikan që bombardonte Serbinë nga ushtria serbe. Aq e turpshme ishte situata, sa Pandeli Majko u detyrua ta shkarkonte si drejtor dhe nuk e firmoste shkarkimin Presidenti.

Por, e njëjta gjë ndodh dhe me Greqinë. Prej vitit 1991, kur është hapur Shqipëria e deri më sot, kemi pasur kriza ciklike me Greqinë, të natyrës politike, historike, fetare, emocionale dhe ndonjëherë banale, por në të gjitha rastet opinioni në Shqipëri ka qenë i ndarë, kurse në Greqi është unik, kundër Shqipërisë.

Kriza e parë e fortë ajo e vitit 1993, e cila nisi me incidentin me një prift grek në Dropull, lindi fenomenin “fshesa”. Ajo u thellua më tej me ngjarjet tragjike të Peshkëpisë, ku u vra një oficer dhe dy ushtarë shqiptarë dhe një nga të akuzuarit për vrasje është Fredi Bejleri, ai që kandidon për Bashkinë e Himarës nga PBDNJ. Kundërpërgjigjia shqiptare ishte po aq paranojake, dhe çoi në arrestimin e pesë veprimtarëve grekë të minoritetit lidhur me sillogjet e “Vorio Epirit”, duke i akuzuar për tradhëti kombëtare dhe përkeqësimi shkoi tek vendosja reciproke e vizave dhe gati gjendje lufte.

E gjithë kjo situatë, ku natyrisht kishte përgjegjësi dhe qeveria shqiptare, në fakt shikohej me admirim nga opozita e asaj kohe që e përdori politikisht. Aq shumë u frikësua Berisha nga kjo sjellje e opozitës shqiptare dhe përfitimet e saj, sa iu mbush mendja që e rrëzoi Greqia nga pushteti dhe jo “Piramidat” dhe votat e vjedhura, ndaj kur u rikthye, u bë njeriu më servil ndaj Greqisë.

E njëjta situatë po ndodh dhe sot me Edi Ramën. Retorika e tij antigreke është e qartë, jo aq si retorikë, po si mospërfillje për ta. Ashtu si nisi debati, pra tek brutaliteti i qeverisë greke për një garazh në Himarë që prishet nga plani rregullues, natyrisht që është provokim, por si vazhdoi në fakt tregoi se si janë punët mes dy vendeve.

Por dhe në këtë debat, shoqëria shqiptare mendon politikisht. Mbështetësit e Edi Ramës e lavdërojnë për patriot, të tjerët, që nuk e duan Edi Ramën, kanë nisur vajtojnë për ata që kthen Greqia në kufi dhe po mallkojnë Kryeministrin pse ua kthen fjalën mbrapsht grekëve.

Në fakt, për shkak të origjinës së tij nga Bregu, për shkak të formimit të tij, për shkak origjinës ortodokse familjare dhe besimit katolik që ka vetë, Rama nuk ka komplekse ndaj grekëve dhe është i sinqertë në distancën me ta. E ka natyrale, si qytetar, por ai është i dënuar të sillet si Kryeministër.

Do të ishte fatlume, nëse do kishim një shoqëri mendjehapur dhe kozmopolite dhe intelektualë të mirëfilltë, që me mençurinë e tyre do të ulnin tonet e politikës rajonale dhe do t’i vinin frê nacionalizmit etnik, por kjo që ndodh në Shqipëri, është diçka më primitive se ajo që ndodh në Greqi dhe Serbi. Aty, në të dy ato vende ka një nënvleftësim për shqiptarët si njerëz koti, dhe bëhen pa menduar shumë me qeverinë e tyre dhe kur nuk e duan.

Kjo që ndodh në Shqipëri është më primitive. Këtu opinioni ndahet gjysëm për gjysëm pro qeverisë sonë dhe pro qeverisë greke apo serbe, për shkak se i shikojnë ata si aleatë për të rrëzuar qeverinë. Sikur ta shisnim këtë për shoqëri mendjehapur, me intelektualë vizionarë, mirë do ishte, por e keqja është se ata e dinë çfarë jemi; Një shoqëri mercenare!

/gazetatema.net/

Etiketa: Fatos LubonjaHalil MatoshimercenareMero BazeNe shqiptarët dhe kosovarëtNexhmedin Spahiuoperacioni “fshesa”Përpjekjashoqëri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ministri i jashtëm grek, Kotzias këput mufkën e rradhës…

Mos kini frikë nga e vërteta ndaj Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com