Një replikë e Dritëro Agollit për Zef Brozin: Edhe ti e ke berë një gjyq në komunizëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një replikë e Dritëro Agollit për Zef Brozin: Edhe ti e ke berë një gjyq në komunizëm

20:01 | 17/12/2016
në Shqiperi
0
Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

“Ka kompleksitet në ardhjen e demokracisë, në kryerjen e lëvizjes demokratike erdhën disa komunistë të shkëputur nga sistemi, erdhën edhe juristë dhe njerëz të Sigurimit në këtë lëvizje.”

Në vitin 1992, një ndër debatet më të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë, ishte ligji “Për organizimin e drejtësisë”. Ishte një ndër proceset më të rëndësishme që do të kryeheshin në Shqipërinë postkomuniste. Drejtësia në regjimin diktatorial nuk kishte ekzistuar ndërkohë që në sistemin e ri pluralist, do të duhej të nisej reformimi pikërisht me ata drejtus të organeve të diktaturës. Për fat të keq do të ishin sërish ata drejtues të organeve të quajtura të drejtësisë, që në të vërtetë kishin vendosur për 50 vjet me padrejtësi ndaj shqiptarëve. Ishin pikërisht ata persona që kishin zbatuar pikë për pikë dhunën komuniste ndaj popullit shqiptar duke firmosur vrasjen e mijëra shqiptarëve, burgosjen e internimin e mijëra të tjerëve.

Në verën e vitit 1992, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Zef Brozi, kishte marrë përsipër të mbronte projekt-ligjin për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ishte koha, kur organet e sistemit të drejtësisë ishin mbushur me ish-sigurisma, ish-zyrtarë të lartë të diktaturës, për të cilët dyert e fakultetit juridik ishin të hapura, madje edhe garancia për t’u diplomuar sado injorantë që të ishin. Ligji i ri synonte largimin e disave prej tyre, por dukej e pamundur që të largoheshin të gjithë, pasi nuk kishte kuadro të drejtësisë për të zënë vendet e lëna bosh. Kryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Zef Brozi, hasi në atë kohë shumë kundërshtime, pasi largimet nga sistemi i drejtësisë po bëheshin në mënyrë selektive.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Një ndër deputetët që replikoi fort me Zef Brozin ishte Dritëro Agolli. Me mënyrën e tij të të folurit, plot sarkazëm, por akuzues ndaj shumë deputetëve të PD-së e të partive të tjera si të përfshirë në sistemin komunist. Zef Brozi ishte një prej të akuzuarve të Agollit. Ndiqni debatin mes Brozit e Agollit në Parlament, prill 1992.

Zef Brozi: Mendoj se shqyrtimi e miratimi i këtij projektligji është çelësi për hapjen e portave të shtetit juridik demokratik që synojmë të ndërtojmë. Ai ka të bëjë me reformën në një pjesë jetike të mekanizmit shtetëror, siç janë organet e drejtësisë. Siç e theksoi edhe deputeti Fehmi Abdiu, projekt-ligji është rrjedhojë e një pune të gjatë të bërë nga specialistët tanë për projekt-Kushtetutën dhe konkretisht me kreun e pestë të saj. Ai mbart përvojën e legjislacioneve bashkëkohore të një sërë vendesh dhe konsultat e bëra me specialistë dhe organizma të huaj. Për konsolidimin e demokracisë nuk mjafton të hartosh thjesht një legjislacion demokratik. Pa organe të afta për vënien në jetë të këtij legjislacioni, ky i fundit do të ishte pa vlerë. Ky projektligj do të ndihmojë:

Së pari, në forcimin e autoritetit ligjor të organeve të drejtësisë, që për fat të keq ka kohë që është lëkundur.

Së dyti, në ripërtëritjen e këtyre organeve me kuadro të rinj, të aftë e të ndershëm.

Së treti, në mbrojtjen reale të interesave të shtetasve dhe të personave juridikë.

Për sa i përket vërejtjes që bën deputeti Lush Përpali, unë dua të sqaroj se projektligji, duke mbajtur parasysh atë punë të bërë, ka marrë në konsideratë edhe ndonjë sugjerim që është bërë në konferencën ndërkombëtare në Venecie për projekt-Kushtetutën tonë, ka marrë parasysh edhe mendimet e dhëna për këtë projekt-Kushtetutë; gjithashtu ka marrë në konsideratë edhe mendimet e specialistëve tanë, të konsultuar, aq sa ka qenë e mundur. Pra, unë mund të them se ai është i kalibrit ndërkombëtar. Nuk është një projekt-ligj i hartuar nxitimthi dhe që nesër ne mund ta hedhim poshtë. Megjithatë, unë mendoj se, ashtu sikurse asgjë nuk mund të jetë e përkryer, dhe ky projektligj nuk është i përkryer, por ai i plotëson të gjitha kushtet, dhe ne, duke e plotësuar me diskutimet që do të bëhen, ta miratojmë dhe të hapim rrugën që shteti ynë dhe në organet e drejtësisë të fillojë të funksionojë si një shtet demokratik. Për sa u përket neneve, ne do të ndalemi veçanërisht në to, kështu që nuk dua të ha kohën për të dhënë konsideratata për çdo nen në këtë fjalë parahyrëse.

Dritëro Agolli: Unë mendoj që ky ligj duhet të miratohet, edhe duhet të bëhet patjetër kjo, por mendoj që këtë ligj ne duhet ta bëjmë më demokratik dhe më evropian. Demokracia nuk i merr gjërat bardhë e zi dhe nuk i merr në mënyrë vertikale, meqë unë kam qenë poshtë, tani do të ngrihem lart dhe ata që janë lart, të bien poshtë. Kjo nuk është demokraci. Nga çdo sistem merret diçka dhe hidhet poshtë diçka tjetër.

Në Shqipëri ka një kompleksitet. Ka kompleksitet në ardhjen e demokracisë, në kryerjen e lëvizjes demokratike erdhën disa komunistë të shkëputur nga sistemi i pikëpamjeve të tyre erdhën edhe juristë dhe njerëz të Sigurimit në këtë lëvizje; nuk u bënë barbarë që të vrisnin, kur ra monumenti i Enver Hoxhës. Policia jonë, megjithëse këta ishin në Sigurim, nuk bëri një hap të tillë që të vriste njerëzit. Domethënë, ata vërtetë ishin… (Dikush nga deputetët ndërhyn)… Jo, jo, nuk është propagandë kjo, po them të vërtetën si shqiptar, se ne kushërinj jemi të gjithë (Të qeshura në sallë)… domethënë nuk bëhet ajo. Kishim edhe kundër, edhe pro. Domethënë hoqëm dorë nga ky sistem. Prandaj, unë mendoj që nuk mund t’i marrësh edhe gjyqtarët, edhe juristët, edhe sigurimsat në përgjithësi sipas shkollës që kanë bërë apo ku kanë qenë. Nuk mund t’i marrësh ashtu, sepse kështu asnjë jurist, deputet nuk mund të jetë tek ne, në Kuvendin Popullor, jo të jetë jurist, sepse ne diku kemi bërë një shkollë, diku kemi bërë një gjykim, se është jurist ai. Pa gjykim mund të jetë jurist tjetri. Si do të pranoj unë për shembull Vladimir Metanin që është këtu. Ai ka bërë një gjyq. Ose zotin Zef Brozi. Edhe ai ka bërë një gjyq. Nuk mund të merren apriori. Meqë ka bërë këtë shkollë ky, është i poshtër. Çfarë është ky? Sa i ka shërbyer? Këtu për shembull deputetët e Partisë Demokratike, besoj se nja 20 duhet të kenë qenë komunistë. Por, nuk mund t’i marrësh apriori. Meqë ka qenë komunist nuk duhet të jetë këtu, apo jo? Kjo, sepse Shqipëria është komplecitet. Nuk ka mundësi që të bëhet, sepse, po të bëhet kjo gjë, nuk mund të jemi as deputetë, sepse secilit do t’i gjesh një gjë.

Ja, më thoni edhe një poet nga ana e tyre një vjershë për komunizmin e ka bërë apo jo? Unë kam bërë më shumë se ata (të qeshura në sallë) Po, doemos kam bërë. Ose ka duartrokitur apo ka bërë ndonjë gjë tjetër. Por, nuk duhet parë kështu. Duhet të jemi më demokratikë. Ai që ka bërë vërtetë krime, që ka qenë një njeri sadist, që ka qenë i tillë nga natyra. Jo shkolla, se shkolla e tillë ishte. Vetëm 15-vjeçarët, ata do të jenë më të pastër. Ne bartëm të gjithë disa leshterikë të këtij deti që na ra mbi kurriz. Prandaj mendoj që ky ligj të bëhet pak më ndryshe. Unë jam që të miratohet, por duhet thënë që në çdo…, unë jam edhe me Bashkim Koplikun, kur tha… Pse, për shembull ata që kanë mbaruar Fakultetin e Drejtësisë sot, pika d…mbi bazën e arsimit të përjashtohen, por duhet thënë dhe që kanë bërë këtë gjë. Ose ish-oficerët e policisë… Ne kemi akoma sot në sistemin demokratik oficerë që ishin të kësaj policie. Si do t’ia bësh, mirëpo ai ka vajtur në demonstratë, nuk ka qëlluar; ka ngritur dy gishtërinjtë. Tani, si do t’i thuash? Meqë ke qenë në atë shkollë, bëre gabim që ngrite gishtërinjtë.

Domethënë duhet të bëhet ligj demokratik. Unë jam dakord dhe e miratoj plotësisht, por duhet të ndreqet diçka. Të mos bëhet apriori.

Kur ishte deputet, Dritëro Agolli, ka tronditur shpesh opinionin publik me deklarata bombastike në media. Ai mbahet mend për fjalimet e tij të drejtpërdrejta, por dhe plot sarkazëm. Një ndër fjalimet e tij më të rëndësishme është edhe ai i Kongresit të 10 të PPSH-së, kongresi kur kjo parti, pra PPSH, u riemërua Partia Socialiste e Shqipërisë. Në atë Kongres, Dritëro Agolli, ishte i vetmi që guxoi të flasë qartë dhe hapur kundër figurës së Enver Hoxhës. Të tjerët, drejtuesit e PPSH-së, apo PS-së e patën shumë të vështirë të artikulojnë kritika ndaj diktatorit.

 

Etiketa: Dritero Agolligjyqet ne sistemin komunistligji per organizimine drejtesisereforma ne drejtesisistemi komunistVladimir MetaniZef Brozi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Lutje paqeje në Shkodër për viktimat e Alepos

Lutje paqeje në Shkodër për viktimat e Alepos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com