• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një rast i humbur për të ndenjur shtrembër e folur drejt për Thaçin me shokë

17:33 | 22/07/2022
në Uncategorized
0

Nga Preç Zogaj

Në marrëdhëniet ndërkombëtare qeveria ka nëpër këmbë pengesa  të pragmatizmit dhe konjukturës. Opozita më pak, ose hiq. Opozita është fjala që nuk e thotë dot qeveria për disa çështje të caktuara.  Janë këto “ndarje” rolesh që e bëjnë pluralizmin pjellor, të dobishëm. Kur interpretohet me zgjuarsi, me mendje të hapur

Lexo edhe

Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –

Izraeli vret 5 palestinezë –

Ja shqetësimet që ngrita –

Paraqitja sot e një projektrezolute nga grupi i PS-së në lidhje me pretendimet e famëkeqit Dick Martin kundër  UÇK-së rreth dhjetë vite më parë shërbeu për të rrotulluar në skenën e debatit çështje të tjera të  historisë së re.  Ku spikati mbajtja  në burg në  Hagë,  tashmë prej dy vjetësh, pa një akuzë të qartë  dhe kuptohet, pa një vendim  fajësie, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.

Hetimet ndërkombëtare në Kosovë  dhe në  territorin  e Republikës së Shqipërisë  nuk kanë gjetur asnjë provë që të mbështesë pretendimet e Dick Martin  për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore nga njerëz  të UÇK-së. Koha i ka bërë  pluhur e hi si fiksime paranojake apo  si shpifje të porositura  nga armiqtë e Kosovës  dhe Shqipërisë në një moment të ri  kur falë  rolit të SHBA-së dhe vendeve mike të Europës historia  ishte kthyer më në fund në anën  e kombit shqiptar.

Por “jehona“ e këtyre pretendimeve  ka mbetur  si rudiment në rezolutën e Këshillit të Europës së asaj kohe dhe ka shërbyer në fakt  për të  krijuar frymën e nismave juridike speciale në Kosovë dhe për Kosovën, siç është Gjykata Speciale.

Projekrrezoluta e grupit të PS-së kërkon që pretendimet tashmë të paarguemtuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova  e fakte të raportit të Dick Martin të konsiderohen të tilla nga gjithë institucionet ndërkombëtare. Në kuadrin e nismave parlamentare  të Kuvendit të Shqipërisë, që kanë lidhje me ngjarjet në Kosovë, kjo e sotmja ka specifikën që kërkon  të heqë gjurmët e njollës që kanë lënë shpifjet  në dokumentet  ndërkombëtare dhe  të riktheje edhe në këtë rrafsh nderin e Kosovës dhe Shqipërisë. Rrjedhimisht, të hapë një shteg për të goditur në themel pasojat që  këto sajime e shpifje kanë prodhuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në  kalvarin e ish presidentit Thaçi dhe të tjerëve të burgosur me të.

Nisma i ka gjithë elementët që i sugjerojnë opozitës se qendrës së djathtë të shkojë përtej qeverisë. Pra ta sfumojë qeverinë, duke e tejkaluar, duke qenë para saj, më kërkuese, pse jo më “ekstremiste” në kuptimin e mirë të fjalës.

Sot, pas dy vjetësh, është bërë gjithnjë e më e qartë se Thaçi dhe ish drejtuesit e tjerë të UÇK-së mbahen peng në Hagë me një proces akuzator të zgjatur jashtë çdo logjike njerëzore dhe juridike, jashtë çdo krahasimi me kohën  që ka marrë hetimi dhe gjykimi i kasapëve të ish Jugosllavisë të cilëve u është provuar botërisht lyerja e duarve me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Ngulmimi  e prokurorisë speciale  për t’i trajtuar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, pa sjellë asnjë provë për një akuzë të tillë, madje duke fshehur në mënyrën më  të paturpshme provat e kundërta,  siç janë raportet e CIA-s apo të ambasadorëve të OSBE-së në Kosovë,  synon vetvetiu të damkosë gjithë Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës.

Me gjithë sa kemi mësuar e lexuar gjatë këtyre dy viteve, e themi me plot gojën se ajo që po ndodh  me ish drejtuesit e lartë të UÇK-se dhe shtetit të ri të Kosovës në Hagë,  në sytë  e gjithë botës, është një dhunim i  pashembullt në kohërat moderne  i normave të drejtësisë ndërkombëtare, një abuzim kolosal me vullnetin e liderve politikë dhe deputetëve të Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale në vendin e tyre, për veten e tyre.

Ngritja e kësaj gjykate ka patur mbështetje edhe në Shqipëri për faktin se  do të ishte pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Do të ishte gjykatë e  Republikës së Kosovës me mbështetje  dhe asistencë ndërkombëtare.

Çfarë ka ndodhur? Sot ajo nuk është as gjykata Speciale e Kosovës, as ndërkombëtarja e  Hagës që njohim, që ka dënuar Millosheviçin e Mlladiçin me shokë. Ajo ngjan të jetë diçka  si private pa lidhje me prerogativat e krijimit dhe  sistemin ndërkombëtar. Ajo praktikisht nuk u bë kurrë siç u projektua,  por edhe nësë qe  bërë një ditë, ka pushuar së qeni e tillë. Ndaj ose duhet të kthehet në binarët e ligjit si gjykatë e Kosovës, ose të pushojë së ekzistuari.

Populli ka një shprehje të mrekullueshme: të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Filozofia e saj e vendos traditën e kuvendimit të të parëve tanë në lartësinë e mençurisë dhe etikës që Borhesi u lavdëron japonezëve. Të cilët, thotë ai, gjejnë kënaqësi tek e drejta e tjetrit. Nuk them që opozita jonë të shkojë deri këtu, por ajo  humbi rastin  të rrinte shtrembër  dhe të fliste drejt  për Hashim Thaçin dhe shokët e tij në seancën e djeshme.  Duke treguar se deputetët e saj, në tërësi, jo vetëm  berishistët e  shpallur, por edhe ata që nuk i janë  bashkuar Rithemelimit, vazhdojnë të ndikohen  e frenohen në qëndrimet e tyre nga “stigmat” e Sali Berishës për  kundërshtarët e tij. Vetë Berisha, që është deputet, që ka legjitimuar pa një vendim gjykate të formës së prerë uzurpimin e Partisë Demokratike, që zhvillon aktivitet politik intensiv në kushtet me të mira, që e kundërshton shpalljen non grata nga SHBA me argumentin e  vetëm që ngjit akoma të ndjekësit e tij, “të më japim një provë të vetme”-,  edhe pse e di se Departamenti i Shtetit  nuk është Prokurori, nuk i hedh  provat  në Senë apo në Lanë pa ia kërkuar ndonjë institucion i drejtësisë,  por do ti jepte  në  SPAK nëse SPAK i kërkon  zyrtarisht, nuk u kujtua  të  ngrinte zërin për  Hashim Thaçin dhe shokët e tij që mbahen  në burg  pa prova prej dy vjetësh.  Jo se fjala e Sali Berishës do të kishte jehonë në ndonjë kryeqytet politik të perëndimit. Por për të nderuar të  drejtën e  të vërteten, edhe kur e drejta dhe  e vërteta  janë në anën e kundërshtarit.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare qeveria ka nëpër këmbë pengesa  të pragmatizmit dhe konjukturës. Opozita më pak, ose hiq. Opozita është fjala që nuk e thotë dot qeveria për disa çështje të caktuara.  Janë këto “ndarje” rolesh që e bëjnë pluralizmin pjellor, të dobishëm. Kur interpretohet me zgjuarsi, me mendje të hapur.

Etiketa: Prec Zogaj

Të Lidhura

Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –

nga 27
14:33 | 06/02/2023
0

Numri i të vdekurve është rritur në 1014 në Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.8 që ra ditën e sotme....

Izraeli vret 5 palestinezë –

Izraeli vret 5 palestinezë –

nga 27
14:21 | 06/02/2023
0

Forcat izraelite kanë vrarë pesë sulmues të armatosur palestinezë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar...

Ja shqetësimet që ngrita –

Ja shqetësimet që ngrita –

nga 27
14:19 | 06/02/2023
0

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e ri të prezencës së OSBE në Tiranë, Guido...

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

nga 27
14:13 | 06/02/2023
0

Adele fitoi ‘zyrtarisht në jetë’ pasi plotësoi ëndrrën e saj për të takuar Dwayne “The Rock” Johnson në çmimet Grammy të këtij viti ....

Para
Grumbullimi i produkteve bujqësore, Rama-Subashit: S’duhet të kënaqemi me atë që kemi arritur

Grumbullimi i produkteve bujqësore, Rama-Subashit: S’duhet të kënaqemi me atë që kemi arritur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –

14:33 | 06/02/2023
Izraeli vret 5 palestinezë –

Izraeli vret 5 palestinezë –

14:21 | 06/02/2023
Ja shqetësimet që ngrita –

Ja shqetësimet që ngrita –

14:19 | 06/02/2023
‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

14:13 | 06/02/2023
Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

14:07 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –
  • Izraeli vret 5 palestinezë –
  • Ja shqetësimet që ngrita –
  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –
  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbi 1000 të vdekur në Turqi nga tërmeti, viktimat për çdo zonë –
  • Izraeli vret 5 palestinezë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com