Nga Mesila Doda
Nuk kam asnjë dyshim që teatri ra viktimë e korrupsionit dhe babëzisë së klientëve të pushtetit. Në kushtet e sotme, kur dëmi i trashigimisë historike është i madh, e vetmja gjë që më duket me kuptim është që të shpronësohet e gjithë zona dhe të kthehet në qytet arti e gjithë sipërfaqja e destinuar për kulla. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që të ndërojmë të shkuarën dhe të hedhim farën e kujtesës dhe marrëdhënies sonë me të drejtë më të shkuarën dhe të ardhmen.