Një protestë alabake për një Kryeministër alabak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një protestë alabake për një Kryeministër alabak

15:06 | 10/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Nga Ermal Mulosmani

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, në të gdhirë të datës 08 Dhjetor. Një djalë i ri, 25 vjeçar, i cili kishte dalë nga shtëpia e tij rreth 100 m larg nga vendngjarja, u vra nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.

Në këtë shkrim do të merrem shumë pak me kronikën e vrasjes së të riut.  Do të citoj vetëm pjesën e mëposhtëme të raportit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë:

“Polici nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”.

Pra, një gjë është krejt e qartë, vrasja mund të shmangej dhe një kurajo e pashpjegueshme, një arrogancë e skajshme e punonjësit të policisë çoi në humbjen e një jete njerëzore, në lule të rinisë.

Asnjë prej nesh nuk mund t’i dijë me siguri arsyet që e çuan një polic të drejtojë armën në kokën e një të riu e as pse e gjuajti dy plumba. Por unë do them ato arsye që unë i mendoj si të tilla.

Arroganca e policit është sipas meje pjesë e një kulture arrogance që buron qysh nga i pari i kësaj qeverie dhe shkon në çdo qelizë të aparatit shtetëror.

Kryeministri ynë është ai që bën qerpaze në “logun e tapive” të  gjithë katundarët që legalizojnë shtëpitë. Dikë e sikteris pse nuk e respekton gruan, një tjetër gjynahqar të drobitur e me mustaqe e quan pëdëist. Gjithë shpura e tij gajaset duke duartrokitur me frenezi. Katundarët e ngratë marrin tapitë dhe ulin kokën të turpëruar. Ata që do marrin tapinë të nesërmen janë të tmerruar, kushedi se çfarë do u bëjë atyre por, halli i shtëpisë, i detyron të durojnë talljen…

Ky episod përsëritet një numër të pafundme herësh dhe transmetohet drejtpërdrejt nga të gjitha mediat e pushtetit. Stari televiziv që tall shqiptarët është vetë Kryeministri.

Shumë prej nesh na kap një maraz i parrëfyer. Pse bre njeri po i tall ata hallexhinj, ti je kryeshërbëtori i tyre?

Modeli i Kryeministrit është përçuar në të gjithë piramidën qeverisëse. Shumica e Ministrave janë një imitim i tij, ata u bërtasin gazetarëve, popullit, biznesit, sportistëve, gjyqtarëve, prokurorëve. Zëvendësi i Kryeministrit, sadoqë pakkush e merr seriozisht, është një version kllouni i Shefit. Statuset e tij në FB kanë fjali të shkurtra që mbarojnë me pikëçuditëse. Ato fjali janë sokëllima urrejtje për biznesmenë që u shmangen tatimeve, tifozë futbolli që duan ekipin kundërshtar, të korruptuar në administratë, funksionarë shtetërorë gjithfarësh…Thua ti që ky është subjekti më i madh i padrejtësisë popullore dhe jo Zëvendëskryeministër.

Njerëzit mbesin gojëhapur, në këtë vend të vogël është instaluar një qeveri që fshikullon popullin qysh nga dita kur merr votat e tij e deri 3 muaj para se të kërkojë sërish votëbesimin.

Kur mësova ngjarjen m’u kujtua një nëpunës periferik, Drejtori i Ujësjellësit Sarandë, në një dalje televizive, në një moment sinqeriteti deklaroi:

“Unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar, për të provuar sa kërkesë ka. Si ka rënë asnjeri telefonit për të thënë shiko se jam pa ujë”

Imagjinoni se deri ku ka shkuar arroganca! Një Drejtor i rëndësishëm në një qytet bën eksperimente mengeleane me qytetarët e tij, vendos befas t’i lërë pa ujë. Në përfundim askush nuk pipëtiu dhe ndenjën pa larë ose e blenë ujin por nuk bëzanë ta telefononin. Drejtori ishte shumë i lumtur me rezultatin, kishim kaluar nga durimi te indiferenca. Ky në fakt është qëllimi i fundit i Rilindjes, të shndërrojë durimin në indiferencë!

Një lloj qeverisje e tillë kur populli tallet nga qeveritarët e tij nuk ka ndonjë precedent botëror. Ka qeveritarë që vjedhin, burgosin,  vrasin por tallja e popullit, përçmimi i tij publikisht nuk ishin parë askund. Tallja më e madhe ndodh me fondet publike, taksat e të tallurve. Arroganca e përdorimit të këtyre parave mund të krahasohet vetëm me keqpërdorimet e diktatorëve si Mugabe i Zimbabves apo Marcos i Filipineve. Mjekët janë të llahtarisur nga keqpërdorimet në koncesionin e sterilizimit apo check up-it. Por kush  po i pyet ata? Ilir Beqja, personi më i akuzuar publikisht për aferat e mjekësisë u bën karshi shqiptarëve për çdo ditë duke publikuar pjatat e tij me havjar peshku e havjar limoni. Edhe ky me siguri po bën eksperimentet e famshme.

Ka një pikë përtej së cilës durimi pushon së qeni virtyt dhe shqiptarët janë shumë afër kësaj pike.

Edi Ramën në vitin 2017 e votuan 750 mijë persona ndërkohë që ndër ata 1 milion e 500 mijë që mbeten, më shumë se 80% janë në prag të humbjes së durimit. Jeta e vështirë, varfëria, mungesa e të ardhmes po çon çdo ditë me dhjetëra shqiptarë jashtë Shqipërie. Të drobitur nga hallet, ata që mbesin këtu duhet të luftojnë përditë me urinë, borxhet, kreditë, papunësinë, Covidin, shëndetin dhe sikur të mos u mjaftojnë këtu duhet të dëgjojnë në darkë qeveritarët që i tallin në televizionet e tyre kukulla. Kukullat e Kryeministrit publikojnë sondazhe sipas të cilës ky Kryeministër fiton 60%. Edhe ky fabrikim sigurisht është pjesë e eksperimenteve sociale të tipit të Drejtorit të Sarandës!

Një nënqeshje dhimbjeje të del prej shpirti!

Në këtë cinizëm e dallgë hallesh, njërin prej nesh, një 25 vjeçar, e vret “në kalim të kushteve të vetëmbrojtjes” një punonjës i këtij farë shteti. Unë dhe shumë si unë mendojmë se është pikërisht kultura e arrogancës që ai sheh te shefat e shtetit të tij dhe avokatët e tyre që ia liron instiktet. Nuk ka qenie më të tmerrshme sesa sivëllai yt kur lëshohet nga zinxhirët. Nëse eksperimenti i Sarandës la një qytet pa ujë për 3 ditë për të parë që “asgjë nuk ndodh”, mundet që një polic të vrasë një të ri për të njëjtat arsye!

Sigurisht këtu është prekur fundi. Një qenie në hall është në fazën ku fijet nervore janë tendosur dhe vendin e vetëpërmbajtjes, etikës, simbolikës shumë kollaj e zë urrejtja, përbuzja, sharja, dhuna, shkatërrimi.

Një qeveri arrogante që përveçse të tall, të vjedh paratë e votat tani edhe të vret nuk mund të ketë luksin e  një proteste skandinave, sterile, me mesazhe, lule apo simbolikë. Një qeveri alabake meriton një sjellje alabake, të dhunshme. Një alabak si kryeministri ynë që tall, shpërdoron paratë publike, shpërfill e dhunon popullin e tij meriton të njëjtën sjellje. Ai kupton vetëm në atë mënyrë, me dhunë. Ai duhet të mësohet të respektojë njerëzit dhe të ndjejë që mekanizmi i tij i dhunës e arrogancës do ndëshkohet në mënyrë adekuate.

Protesta e djeshme ishte e dënueshme për çdo qeveri dhe e duhura për këtë Qeveri. Eksperimenti tregoi se durimit po i vjen fundi.

/Gazeta Express/

Etiketa: Ermal MulosmaniKryeministri Edi Ramaprotesta ne tirane

Të Lidhura

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

nga 27
18:08 | 15/12/2025
0

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të...

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

nga 27
18:00 | 15/12/2025
0

Në 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e kontestuar të mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do...

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

nga 27
17:50 | 15/12/2025
0

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në...

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

nga 27
17:48 | 15/12/2025
0

Bashkia e Tiranës i është drejtuar KQZ me një shkresë zyrtare duke i kërkuar t’i orientojë në lidhje me aktet...

Para
Edi Rama shkon në vendin e krimit të policisë së tij. Viziton familjen e Klodian Rashës

Edi Rama shkon në vendin e krimit të policisë së tij. Viziton familjen e Klodian Rashës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

18:08 | 15/12/2025
Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

18:00 | 15/12/2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com