Një trofe në hendball dhe një tjetër në jetë. Këto kanë qenë dy fitoret e sportistes kosovare Albina Rugova. Sapo kapitenia e Istogut ka marrë në duar kupën që skuadra e saj mori pasi mundi skuadrën e Kastriotit të Ferizajt, duke u shpallur kampione e Kosovës, të tjera emocione e prisnin. Përballë saj, i gjunjëzuar dhe me një unazë në dorë qëndronte i dashuri i saj, po ashtu hendbollist, Drilon Tahirukaj. Mes lotëve, habisë dhe brohorimave të të gjithë të pranishmëve Albina i tha po Drilonit.
https://www.facebook.com/sportirtvd/videos/1997158283879847/