Dalin emrat e viktimave të aksidentit tragjik në fshatin Papër të Elbasanit.
Mësohet se kanë ndërruar jetë pasagjerët Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lume Hoxha dhe një vajzë 25-vjeçare Jonida Kotorri.
Viktimat ishin pjesë e së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi dhe po shkonin drejt një ceremonie mortore.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës tip SEAT ngjyrë blu, Xhimi Kotorri, i cili ka parakaluar në krahun e kundërt dhe ka fluturuar jashtë rruge, duke përplasur edhe dy makina të tjera.
Ndërkohë 3 të plagosurit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







