Një kartolinë për Berishën, Bashën, Metën, Ramën, Veliajn e popullin tim të dashur zevzek – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kartolinë për Berishën, Bashën, Metën, Ramën, Veliajn e popullin tim të dashur zevzek

16:48 | 27/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Doktorit

I dashur Doktor, unë adhuruesi yt eternal të uroj që gjatë vitit të ardhëshëm ti bësh hyzemet një gjëje; Shtimit numerik të Partisë Demokratike. Asgjë tjetër nuk duhet të bësh vitin që vjen. Jo duke i rënë anës e anës duke demaskuar Edi Ramën, Gramoz Ruçin, dhe të tjerë. Ajo metodë të cilën e provove me sukses vite më parë, tani nuk vlen më, i ka ikur koha, është ndryshkur, kanë ndryshuar rrethanat, shqiptaria nuk funksionon më në atë stil. Ata janë në rregull me veten e vet.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ata kanë marrë një hale me vota, dhe kanë pushtetin. Çfarë të bëjë dhe si ta bëjë Partia Demokratike të ngrihet nga varri ku e varrosi Edi Rama ? Për këtë duhet të luftosh tash e në vazhdim sa të dalim nga gjendja katastrofike. Demokratët nuk kanë asnjë sekondë për të humbur. Çdo çast që kalon veçse zgjat agoninë. Boll me Edi Rama kanabist apo mafjoz, do përfundojnë a s’do përfundojnë në burg ky apo ay me aplikimin e Reformës në Drejtësi. Këto mund të jenë interesante për fanatikët e pakët që kanë mbetur. Ne demokratëve seriozë të palidhur me absolutisht asnjë favor apo dallaver, këto na kanë ardhur në fyt. Është koha për t’ju kthyer vetes.

Për të bindur demokratët anembanë Shqipërisë edhe në skutat më të largëta se ndodhemi në situatën paradoksale kur e drejta është e jona por pushteti i tyre, për tu treguar se çfarë është në gjendje të bëjë Partia Demokratike në rrethanat e tanishme. Me kujdes. Sipas principit plutonian “Vivere e ripetere, sapere e ricordare”. Hë të marsha të keqen o madhështori Doktor. Që të vazhdosh ta meritosh adhurimin tim dhe të tjerëve, dhe lavdinë e dikurshme plotësisht të merituar të mos e shkelmosh si lopa qumështin por të vazhdosh ta shtosh edhe në të ardhmen, bëj si të thashë.

Lul Bashës,
Ti Lul duhet të bësh çmos që vitin e ardhshëm ta harrosh përfundimisht se mund të bësh tani pa Doktorin atë që bëri dikur Doktori. Mos e thuaj copë, por të paktën për të na qetësuar na e bëj të ditur tërthorazi se je penduar për disa kandidatura katastrofike të neveritëshme me rrënjë te Zëri i Popullit dhe te heroizmi kallp. Do jetë në nderin tënd. Gëzuar e për shumë vjet, e me ment në kokë.

Edi Ramës,
Unë në Shishtavec, ti në Shishtavec. Unë në Mokër, ti në Mokër. Unë në Moglicë ti në Moglicë. Ti përpjetë unë tatëpjetë. Duket sikur më je qepur o burr i dheut. Ti i gratacielave, autostradave, restoranteve, unë i kasolleve, shtigjeve malore, gjelltoreve të katundeve – më habisin këto koincidenca. Largoju pak modernizmave. Afroju gjërave tradicionale. Për shembull rrogozit.

Se po thonë edhe për Veliajn që po ta lag nga poshtë, që nuk e besoj. Ama e besoj që çke me të se rrogozin ta kanë bërë qull në të Tahiri dhe Abas Aliu. Nejse, gjithmonë ti duke u ngjitur e unë duke u zbritur, inshallah takohemi gjakundi andej nga Lugina e Vjosës të bërtasim e ulurasim për çudinë e çudirave, Shqipërinë demokratike, që e nisi Mbreti, e vrau kurvi, Noli dhe Konica nuk e përmirësuan dot asnjë fije.

Ilir Metës,
E ke nisur mirë detyrën e re edhepse fjalimet i ke disi të vakëta, burokratike, klishè. Që të mos mbeten vetëm fjalë nga ato që aty ku thuhen aty mbeten, kujdesu që fjalimet të përmbajnë të paktën nja dy a tre dromca të kuotueshme prej atyre që mbahen ment dhe udhëtojnë nga truri në tru. Të lutem mos fol kurrë më gjatë se 8 minuta. Nuk e kam shpikur unë 8 minutëshin.

Presidenti i Amerikës, i Rusisë, mbretëresha e Anglisë, Peranadori i Japonisë, madje edhe Presidenti paraardhës Bujar Nishani, gjithashtu nuk foli kurrë më tepër se 8 minuta që është kufiri i durimit të humanoidit kontemporan. Bëj si të thashë që ta meritosh titullin e lartë Abas Ali. Bromp me raki Skrapari dhe muhabete kolonjari. Ah, se për pak harrova. Aman ma kij kujdes rrugën fantastike nga Mulliri i Hambullës në Pagri.

Erion Veliajt,
Dy gjëra të uroj o Erion. Pedonalja te Toptani nuk mund të vazhdojë të jetë pedonale. Duhet hapur për makinat. Nuk ka zgjidhje tjetër ferri automobilistik i daljes te Rruga e Elbasanit. Tjetra; Te unaza e re hiqi të gjithë semaforët dhe kryqëzimet.

Më pak se 1 në 100 makinave u vlejnë ata semaforë e ato kthesa. Për tu hedhur nga njëri krah në tjetrin, mjaftojnë rrethrrotullimi te Shqiponja dhe tjetri nën urën te pallati me shigjeta. Bëji këto dhe do mbulohesh nga urimet e përzemërta të mijëra hallexhinjve që lëvizin veri-jug dhe hyrja në qytet nuk u intereson aspak, dhe do shtosh votat. Hajt Gëzuar. Gjak e dhjam pilafi dhe vera.

Të përndjekurve,
Hiqni dorë nga klishetë komuniste. Nuk mund të jetë e gjithë e drejta e jona. Nuk ka gjë më komuniste, bolshevike, staliniste, kurviste, se sa ta konsidrosh tënden të gjithë të drejtën. Sado dëshpëruese, sado e padrejtë, sado absurde, është fakt se ata që nuk janë dakord me ne, janë numerikisht më tepër se ne.

E drejta më e madhe është e jona. Numurat janë të tyret. Të bëjmë çmos ta përmirësojmë këtë raport në favorin tonë. Dhe lerini të qetë martirët. Mos i bëni poetë dhe shkrimtarë me zor. Vetë atyre u lëvizin kockat në varr nga turpi kur i quani njërin shkrimtar me nam e tjetrin poet madhështor. Gëzuashi me gjel deti, mish, raki, dhe të gjitha të mirat.

Popullit shqiptar,
Ti o populli im i dashur zevzek që shet votën dhe vret babain dhe vëllain, po bën një gabim. Ti telefonon çdo mëngjez televizorat dhe u qahesh për korrupsion, puseta të bllokuara, kanale të zëna. Plot me andrralla të tilla është gjithë bota.

Nëse ti o populli im i dashur puntor e trim vazhdon me këto delire mëngjezore, jo vetëm e ke gabim, por edhe provon se duke qënë si bota, nuk i kemi punët keq. Telefono për probleme qënësore. Bëj kthesë o popull. Po e përsërite edhe vitin e ardhshëm hajvanllëkun mëngjezor, do gjesh belanë, por do jetë vonë.

http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=261286

Etiketa: Edison Ypi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rihanna, në zi për Krishtlindje, i vritet kushëriri në Barbados

Rihanna, në zi për Krishtlindje, i vritet kushëriri në Barbados

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com