Një jevg i vockël dhe i dashur shkon të pshurri në Lanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një jevg i vockël dhe i dashur shkon të pshurri në Lanë

16:36 | 12/03/2019
në Kryesore
0

Read more

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

Nga Artan Fuga

Berati është vetëm pesë vjeç. Si të gjithë fëmijët ai fle herët dhe zgjohet pasi dielli e ka zbardhur mirë horizontin.

Parmbrëmë, u zgjua i lemerisur nga flakët që Qielli dërgonte në Tokë. Shkrepëtima, rrufe, aman o Zot aman, ku je nëne se kam frikë ! – pëshpëriste me vete.

Bubullimat bënin një zhurmë rrëmeti. Në fillim si një e çarë lisash në pyll, pastaj sikur shumëzohej me një milion zhurma e zinxhirit të karrocës së plakut që mbledh hekurishte nëpër lagje, një tronditje dheu dhe ajri dhe brrrrrrrr – gjithçka derdhej mbi veshët e vogëlushit si zhurma e mureve që bien.

Të gjithë flenë, motra, vëllezërit, nënja, plaku, të gjithë. Jashtë është terr. Ca llampa neoni lëshojnë një dritë të verdhur et zverdhur si të sëmurë me botkin.

U ngrit dhe hapi fletën e cadrës. Pa bravë e çelës. Dhjetra çadra ushtrie pa mbi trotuarin ku rrëshkiste si gjarpër uji i shiut në formë përrenjsh të sertë.

Zbathur, pllaq – plluq mbi ujë, me të mbathura e një bluzë të vjetër të gërrisur mbi supet e njoma, eci natën mbi trotuar. Ishte pak si somnabul. Maune të mëdha kalonin me rrapëllimë mbi Unazë. I shihte si tigra të vjetër. Maune dinosaure nga ata që kishin parë stërgjyshërit e stergjyshërve të tij diku andej nga shketëtirat. Populli stërvjetër fisnik.

Rrotat e dinosaurëve tre herë më të larta se trupi i tij e spërkatnin me rreshje shiu, dukeshin si një dush gjigand. Fshiu fytyrën e mbuluar me ujë, baltë dhe cikla zhavorri. Duhej pritur një çast kur rruga të ishte bosh.

Allah – tha me vete – ku shkojnë këto Skoda kështu? Që me sabah!

Mbase plaku do të ketë pak punë duke fshi këpucët e policave si llustraxhi që bëhet kur bjen moti në ujë – mërmëriti.

Nuk pa më sy dinosaurësh që të afroheshin te kthesa. Ngriti sytë dhe drita e vetëtimës e ndriçoi gjithë murin e pallatit përballë. Shigjetat e vizatuara mbi të sikur i thoshin : Këtej me vrap tashti!

Pllaq – plluq mbi Unazë si në ëndërr. Vetë lumi Nil rridhte mbi unazë.

Kapërceu rrugën dhe këmbët e vogla ndjenë barin dhe baltën e buzë Lanës. Rrëshkiti dhe ashtu rrëshqanthi zbriti rrëpirën që të çon te shtrati i lumit. Trupi i ngeci te një derë e vjetër dollapi. Ishte tmerruar sepse mendoi për një çast se do ja merrte lumi i Lanës. U ngrit dhe nga një e çarë u fut brenda kabinës që kishin ndërtuar ca rob Zoti me jelekë të verdhë.

Këmbët ju futën në mutra dhe baltë përzjerë me urinë. Era e jashtëqitjes i pickoi hundën.

Hoqi brekët dhe ashtu gjysëm në këmbë u shtrëngua dhe ndjeu se një lëng jo shumë i trashë i ra mbi shputat e këmbës dhe shalë. Mbi krye kishte rrufe dhe bubullima. Hodhi sytë poshtë i tromaksur për të mos e parë qametin. Një vijë e germuar si hendek mbushur me mutra i vrau sytë. Rridhnin mbi Lanë.

Një nevojtore gjigande. Dushi – shiu, zhurmat e ujit të galexhantit – bubullimat, wc – Lana që rrjedh e rrjedh e nuk flet.

Shty derën e vjetër dhe nisi të ngjisë të përpjetën me bar e baltë.

Fatmirësisht rruga ishte pa maune dinosaurë. I kishte ndaluar një sy prej zjarri që dukej atje tutje te magazinat e ushtrisë ngjitur me nja dy ndërtesa ku çdo mëngjes mblidhen shkollarë.

Hapi derën e çadrës dhe ndjeu aromën e trupave që flinin përzjerë me duhma fryme të qelbur dhe erë këpucësh të shkelura te thembrat.

Lali i madh fle si qingj, fle edhe lali i vogël që ka lindur dje, plaku gërrhet, nënia lëvizi mbi dyshekun e vet gjysëm të lagur, pesë motrat mbledhur nga të ftohtit, shtrirë mbi govata të vjetra – duken sikur janë bërë mehit nën dritën e neoneve të rrugës dhe të rrufeve.

Mos kanë vdekur? – rrufeja plasi në mendje e pastaj iku tutje andej nga deti.

U fut te dysheku i nënes dhe mendoi : Sa mirë jam këtu!

Lana poshtë i shtynte tutje mutrat drejt detit të madh e më larg pastaj drejt Italisë!

Etiketa: Beratjevglane

Të Lidhura

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

nga 27
19:16 | 21/05/2026
0

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo...

Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

nga 27
18:50 | 21/05/2026
0

Aktivistët e Flotiljes “Global Sumud”, të cilët u ndaluan nga forcat izraelite ditët e fundit në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve...

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

nga 27
18:42 | 21/05/2026
0

Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama është mirëpritur në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, ku simbolet kuqezi janë të pranishme në rrugët...

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

nga 27
18:40 | 21/05/2026
0

Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama është mirëpritur në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, ku simbolet kuqezi janë të pranishme në rrugët...

Para
Kim Kardashian mbledh sozitë e saj për setin e ri fotografik

Kim Kardashian mbledh sozitë e saj për setin e ri fotografik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

19:16 | 21/05/2026
Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

18:50 | 21/05/2026
Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

18:42 | 21/05/2026
Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –

18:40 | 21/05/2026
Mos ndërhyni në punën e drejtësisë –

Mos ndërhyni në punën e drejtësisë –

18:30 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –
  • Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –
  • Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –
  • Edi Rama viziton Tokion, do të takojë Kryeministren e Japonisë, Takaichi –
  • Mos ndërhyni në punën e drejtësisë –
  • Mos udhëtoni në këto vende… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –
  • Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com