Një histori nga ’98-a/ Sokol Olldashi më tha: Na e vranë Azemin, unë duhet t’i bëja foton e fundit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një histori nga ’98-a/ Sokol Olldashi më tha: Na e vranë Azemin, unë duhet t’i bëja foton e fundit

17:37 | 16/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Felix Bilani

12 shtator 1998, në atë kohë punoja për gazetën “Albania”. Rreth orës  09 e 30 ulëm tek bar “Mariela” për të pirë kafen, mora gazetat dhe po u hidhja një sy, kishte media në atë kohë…Ngjarjet ishin të rënda, pasi bëra koronikat apo fotot e ditës, rreth orës 15:00 shkoj në redaksi, puna e zakonshme.

Me Sokol Olldashin, në atë kohë zv/kryeredaktor në këtë gazetë, rreth orës 16:00 shkuam tek piceri “Magelani” te pinim nga teke fernet dhe kafen. Koli e kishte qef fernetin . Me biseda mbi letërsinë dhe poezinë, e pak për gazetarinë, çohemi dhe shkojmë në redaksi, unë ndenja dhe pak pasi nxora disa foto nga arkivi dhe largohem për shtëpi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ishte mbrëmje kur më flasin në radio, pasi gazeta kishte radio dhe jo si sot telefon. Botuesi Ylli Rakipi më thotë që duhet të shkoj urgjent në redaksi. Shkoj për pak minuta pasi e kisha afër redaksinë, mbeta pak i shtangur. Ylli ishte i mbushur, Sokoli gjithashtu. Astrit Patozi nuk fliste por i mbushur në sy dhe ai. “Ça ka ndodh?”, pyes. Sokol Olldashi me thotë: “Na e vranë Azemin dhe duhet të shkojmë në Spitalin Ushtarak.” Mbetem dhe mpihem.

Vetvetiu më kaluan disa situata të Azem Hajdarit para syve. Nga Hyrja nq Tropojë ishte i plagosur atëherë (ngjarja kur Gafur Mazreku e plagosi në parlament ) e deri tek momenti i fundit në Qytet Studenti (ngjarja kur u vra një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë ) ku më shpëtoi nga Agim Shehu zv/ministër i asaj kohe, pasi në atë kohë isha në gazeten “Koha jone”

Fjalët që më tha atje ishin: “Feliks, mos fotografo pa ardhur unë sepse po vjen Agim Shehu dhe ti e di që as ty e as një gazetar te ‘Koha jonë’ nuk e ka mirë me të.” Këto e të tjera më kalonin në mendje gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Mbërrijmë. Tek ajo që quhet urgjencë në Spitalin Ushtarak ishin shume njerez, aq shumë sa me shumë zor çamë turmën dhe hymë brenda.

Futem brenda, eci tek dera majtas që shkon në salle operacioni, edhe aty shumë njerëz . Ylli Rakipi më thotë që do bësh foton e fundit të Azemit, zëri i dridhej dhe ishte i mbushur në sy nga lot që mezi i mbante, po kështu edhe Sokol Olldashi.

Më futën në një derë djathtas. Futem brenda, shoh njerëz që ishin të afert dhe lotonin, unë në qafë përveç aparatit tim kisha dhe aparatet e dy kolegëve pasi vetëm unë do hyja brenda. Shoh Azemin dhe sytë më mbushen . Për herë të parë duart nuk më bënin të prekja aparatin. Nuk kishin vrarë vetëm Azemin, së bashku me të vranë fjalën e lirë, vranë median e lirë, vranë atë që ishte gjithmonë pro lirisë, edhe brenda PD. Këto mendoja aty tek shihja trupin pa jete të njeriut që kundërshtoi Ramizin e çdokënd tjetër për një liri dhe një demokraci.

Dëgjoj një nga personat aty që më thotë të mbaroja dhe të dilja. Me duart që më dridheshin shkrep disa herë aparatet dhe dal. Me mendjen dhe mendimin që tashmë askush nuk mund të mbrojë më lirinë e fjalës. Bëra foton e vetme dhe të fundit të njeriut që la përgjysmë ëndrrën e tij për një demokraci në PD dhe në Shqipëri.
Ps: Për arsye se fotoja është e bërë me film, pra vite më parë kjo është foto e marrë nga Google dhe e botuar në gazeten Albania të asaj kohe.

F.B
24.08.2017

Etiketa: Azem Hajdarifelix bilanifotografiYlli Rakipi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gafa e Ramës, shan ata që e akuzojnë për kullën e Prek Calit, por shkruan gabim emrin e heroit

Gafa e Ramës, shan ata që e akuzojnë për kullën e Prek Calit, por shkruan gabim emrin e heroit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com