Miniera e Bulqizës po shndërrohet në një “varrezë” të frikshme…Një tjetër jetë e humbur në këtë minierë sot. Këtë herë viktima është një grua, Shpresa Rami. 50-vjeçarja është shtypur nga fadroma gjatë kohës që po seleksiononte kromin, rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme.
Tre ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në këtë minierë e cila cilësohet si miniera e vdekjes. 8 punëtorë të vdekur, është bilanci i këtij viti nga kjo minierë.