Një grua Presidente – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një grua Presidente

15:06 | 07/09/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Ditën kur Hillary Clinton u pyet nga një vajzë e re amerikane nëse ajo do të kishte të njëjtën pagë me një president të gjinisë mashkullore, u kuptua qartë se barazia gjinore është një betejë e papërfunduar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hillary qeshi me të madhe, kur dëgjoi pyetjen dhe e siguroi të renë se rroga e atij që banon në Shtëpinë e Bardhë nuk ndryshon në varësi të gjinisë.

Por, ky pohim është vetëm një pjesë e realitetit paragjykues, me të cilin përballet një grua në raport me rivalët burra. Pavarësisht mbështetjes që mori nga demokratët, ish sekretarja amerikane e shtetit dhe bashkëshortja e Bill Clinton duket se nuk po bind mjaftueshëm amerikanët, madje edhe pjesëtaret gra të shoqërisë për të qenë një pretendente e padiskutueshme për zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Arsyet mund të jenë të shumta, që nga fakti që i përket të ashtëquajtrës “racë” politike apo “establishment”, ndaj të cilëve amerikanët po shfaqin hapur irritim dhe refuzim e deri tek pakujdesia në përdorimin e emaileve, kur ishte në krye të Departamentit të Shtetit. Përpëlitja për të ruajtur pozicion kryesues në sondazhe dëshmon vështirësitë, me të cilat po ndeshet kandidatja e parë grua për Presidente të SHBA, edhe në kushtet kur rivali i saj është një figurë që ngjall sa habi aq edhe trishtim në radhët e republikanëve apo dhe amerikanëve të paangazhuar politikisht.

Fakti që amerikanët kanë arritur deri në pikën ku një sipërmarrës me një karakter dhe deklarata shokuese të shndërrohet në kandidatin e emëruar për të garuar për postin e Presidentit, tregon shumë për dëshpërimin dhe zemëratën, ku përfaqësuesit e “estamblishment-it” e kanë çuar ëndrrën amerikane, aq shumë të adhuruar përtej oqeanit, në vende ku demokracitë nuk prodhojnë mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe ku milionerët nuk dalin biznesi, por nga zyrat e shtetit.

Një sondazh i orëve të fundit iorganizuar nga CNN/ORC e nxjerr Donald Trump në këtë pikë të fushatës 2 pikë përpara kandidates demokrate, në nivelet e 45% me 43% për Hillary Clinton, e cila kryesonte me 8 pikë në përfundim të konventës së demokratëve. Sipas të pyeturve ndikim pritet të kenë dhe 3 debatet presidenciale që fillojnë prej 26 Shtatorit për të vendosur përfundimisht fituesin.

Gratë (53% me 38%) dhe të rinjtë sipas sondazhit mbështetin Hillary Clinton, kurse burrat anojnë nga Trump (54% me 32%) dhe ndër gratë ato që janë të pamartuara përbëjnë shumicën dërrmuese me 73% në favor të Hillary, krahasuar me 36% që kanë status martesor. Një ndarje e tillë e gjendjes civile nuk ekziston ndër meshkujt që favorizojnë Donald Trump. Pavarësisht se të dy kandidatët mbeten më pak të preferuarit për votuesit amerikanë, Hillary duket se e ka më të lehtë rikthimin në shtëpinë që dikur ndau me Bill Clinton.

Ditën kur SHBA do të ketë një grua presidente, beteja për barazinë gjinore në rang global do të hyjë në fazë të re, më pak artificiale dhe më shumë e vërtetë. Shqiptarët kanë me qindra arsye të ngazëllehen me fitoren e mundshme të Hillary si një mbështetëse e pakursyer e interesave shqiptare në rajon. Ndërsa gratë, në Amerikë, në botë a në Shqipëri, duhet të frymëzohen për të synuar zyrën presidenciale. Pas Kroacisë një grua tjetër presidente në Ballkan, do të ishte një e drejtë e mohuar për më shumë se dy dekada për shkak të makinacioneve dhe llogarive politike që kanë promovuar më së shumti burrat.

/javanews.al/

Etiketa: barazia gjinoreBill ClintonDonald TrumpestamblishmentHillary ClintonIlva Taresondazh

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Pasiguritë që Meta po investon tek Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com