Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Një ditë para protestës, Kryemadhi: Vuçiç u tregua më i zgjuar dhe i shpejtë se Edi Rama

Nga Klodiana 0

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por për protestën ekonomike të qytetarëve.

Kryemadhi deklaroi se shteti shqiptar sot është i kapur, dhe kapja e tij sipas saj, ka pasuruar pesë veta dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët.

“Protesta e nesërme është vazhdimësi e protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit dhe ta kenë frikë popullin. Iligjitimiteti i parlamentit është bërë për ne më shumë se normale. Nëse  deputetetët hyjnë në parlament me subvencion me paratë e fermerëve zoti e ruajtë Edi Ramën. Nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë por që  do të mundësojnë uljen e çmimeve, të kadastrave, të energjisë etj, do të ishte një mrekulli. Por sot kemi rritje të energjisë, të shërbimeve, të taksave, të tarifave”.

Ajo bëri edhe krahasimin e situatës politike midis Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të protestave të vazhdueshme në të dy vendet përkatë. “Vuçiç u tregua më i zgjuar se Edi Rama dhe më i shpejtë se ai, pasi i pranoi dhe i shpalli zgjedhjet e parakohshme, ftoj Edi Ramën që të bëjë të njëjtën gjë”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej