Një breshkë e rrallë në Gjirin e Drinit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një breshkë e rrallë në Gjirin e Drinit

17:57 | 10/08/2016
në Gossip, Shqiperi
0

Nga Ahmet Zani

Një breshkë e rrallë është gjetur në njërin nga stavnikët e Gjirit të Drinit. Breshka është e llojit kurriz-lëkurore (dermochelys coriacea). Kjo lloj breshke në dallim nga ajo e zakonshmja (caretta caretta) është shumë e veçantë për detet tona. Mjedisi i saj normal është oqeani dhe herë pas here individë të ndryshëm futen në Detin Mesdhe përmes Ngushticës së Gjilbraltarit.

Breshka kurriz-lëkurore njihet si breshka më e madhe që jeton në planetin tonë dhe si reptili i katërt më i rëndë pas tre lloje krokodilësh.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Emri kurriz-lëkurore rrjedh nga vetë anatomia e kësaj breshke e familjes dermocheylidae që është totalish e ndryshme nga ajo e 6 llojeve të tjera të familjes cheloniide që jetojnë sot. Ajo nuk ka një guaskë (zhguall) kockor, por karapaksi i saj mbulohet nga një lëkurë e fortë. Për pasojë, kjo breshkë nuk ka pllaka kurrizore, por kreshta gjatësore. Ushqimi i preferuar për këtë gjallesë mbetet kandili i detit për pasojë ajo mund të gjendet tek noton nga Oqeani i Ngrirë i Veriut deri në ujërat përreth Zelandës së Re.

unnamed

Nuk ka ende evidenca të sakta për ekzistencën e plazheve folezuese në Mesdhe, megjithëse studiuesit janë të mendimit që një gjë e tillë mund edhe të ndodhë, por për këtë nevojiten kërkime dhe studime të mëtejshme.

Në dy nga plazhet më kryesore folezuese më të afërta me Mesdheun, Frenç Guajana (French Guyana) dhe Virxhin Ajlënds (Virigin Islands), gjatësia e harkuar e karapaksit (CCL) mesatare e një  femre folezuese e raportuar nga Van Buskirk dhe Crowder është 157,4 dhe 153,6 cm. Ndërsa në zona të tjera individët folezues janë me përmasa të CCL më të madhe se 144 cm, ndaj edhe individi i kapur sot në Gjirin e Drinit me gjatësi 138 cm klasifikohet si individ që është në prag të maturimit.

Ky është individi i dytë i gjetur në këtë zonë dhe në ujërat shqiptare. I pari u kap më 1963 në Shëngjin nga një mjet peshkimi i njohur si tartakoçe dhe u balsamos nga Muzeu i Shkencave Natyrore Tiranë, ku edhe ndodhet aktualisht.

Breshka kurriz-lëkurore e kapur së fundi, u mor në studim nga prof. dr. Idriz Haxhiu, i cili njihet për kontributin e tij 50 vjeçar në studimin e herpetofaunës shqiptare dhe doktorantja Vilma Piroli që prej 6 vitesh merret me studimin e breshkave detare në Shqipëri.

Studiuesit thonë që arsyeja e ardhjes së kësaj breshke në ujërat tona mund të jetë vetë karakteri kozmopolit i kësaj breshke dhe lëvizja e saj në kërkim të ushqimit dhe Gjiri i Drinit njihet si një zonë e pasur me invertebrorë të tillë si kandili i detit. Por, studiuesit nuk mund të linin pa hedhur hipotezen që ky mund të jetë edhe një tregues i ndryshimit të balancave natyrore që po ndodhin në planetin tonë.

Breshka u mor në studim në mjediset e Qendrës për studimin dhe ndihmën e parë për breshkat detare në Patok, ku Shoqata Herpetofauna Shqiptare përmes një financimi të RAC/SPA, UNEP dhe mbështetjes së Ministrisë së Mjedisit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura po vë në zbatim projektin e monitorimit dhe ruajtjes së breshkave detare në vendin tonë për vitin 2016.

Kjo breshkë e rrallë për detet tona u markua dhe u rikthye sërish në det larg rrjetave dhe bregut me ndihmën e peshkatarëve të Patokut.

Etiketa: Ahmet Zanibreshka kurriz-lëkurorecaretta carettadermochelys coriaceaDeti Mesdhedr. Vilma PiroliGjiri i DrinitNgushtica e Gjilbraltaritprof. dr. Idriz Haxhiu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rio – Bolt jep spektakël para gazetarëve

Rio - Bolt jep spektakël para gazetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com