Pas debateve të shumta nga historianët dhe jo vetëm, lidhur me dekorimin nga ana e Presidentit për 67 pjesëtarë e Ballit Kombëtar të cilët u vranë gjatë përplasjeve me partizanët më 21 tetor 1943, ka reaguar Institucioni i Presidencës.
Me një gjuhë të ashpër, Presidenca ka hedhur poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara, sipas saj, nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, diktaturës Hoxhiste.
Por duket se kreu i shtetit, nuk ka akuzuar historianët, por Kabinetin Qeveritar ku shprehet “Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.”
Më tej, Presidenca liston një sërë krimesh të kryera nga regjimi komunist që nga vrasja e intelektualëve, klerikëve, arrestimet e internimet, duke bërë dhe një apel për klasën politike.