Nise librin për sytë e botës, por përfundoje për veten – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nise librin për sytë e botës, por përfundoje për veten

18:03 | 30/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Nermin Bajrami

Le t’ia nisim me renditjen pa humbur kohë, jemi në fund sezoni apo jo?
1. Shkencë më vete!

Paketo vetëm gjërat më thelbësore, nuk ka për të tu dashur e gjithë garderoba, më beso. Kontrollo motin, për ta ditur se sa të gjata t’i zgjedhësh mëngët e bluzave. Merr vetëm peshqirin e plazhit, sepse të gjithë hotelet kanë peshqirë e nqs do të shkosh për kamping, merr edhe një peshqir për dush. Pse vetëm një? Sepse mund t’i fusësh një të larë me dorë pas çdo përdorimi e për 1 orë e 47 minuta e 35 sekonda e ke të tharë. Ruaj vend në valixhe për gjërat që do blesh kur të jesh me pushime, të cilat ka gjasa të mos i përdorësh kurrë, por ruaje gjithsesi, sepse është e sigurtë që do t’i blesh. Mos harro të marrësh pasaportën me vete, thjesht në rast se të mbushet mendja t’i bësh një vizitë komshinjve.

2. Lek-e-letër.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Bëji llogaritë e shpenzimeve me laps e letër para se të nisesh, që të mos i biesh në qafë ndonjë djali që të pëlqen, paçka se sa mirë e ka gjendjen e portofolit. Pavarësia ekonomike është thelbësore për t’u ndier e lirë dhe mirë me veten.

3. Taka-ta!

Lëri takat në shtëpi! Ky është një urdhër i prerë. Le që fizika na mëson se sa më e vogël të jetë sipërfaqja e pikës së rëndesës, aq më shumë zhytet këmba në rërë dhe rrjedhimisht mund të thyesh edhe qafën, prandaj merr vetëm tre palë këmbëmbathje të lehta.

4. Make-up?

Askujt nuk i pëlqen të shohë një fytyrë të savatuar që pluskon mbi ujë, por mbi të gjitha, je duke e shkatërruar atë! Mos harro se dielli është armiku numër një i puçrrave, mjafton të kesh guximin e një burrneshe e t’i nxjerrësh ato në dritë!

5. Paracetamol për të tërë!

Merr gjithmonë me vete kutinë e ndihmës së shpejtë ose ilaçet e tua më të përdorshme si: ilaçin e shqiptarit, i njohur ndryshe si “paracetamol”, ankerplast për çdo gërvishje të vogël në plazh ose plagët nëpër këmbë, që na shkaktojnë shapkat me gisht, peceta & tamponë si dhe mos harro mbrojtësit nga shtatëzanitë e padëshirueshme dhe SST (e dimë të gjithë sa nxehet gjaku në këtë stinë).

6. Lexo!

Merr të paktën një libër me vete. Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa një femër që lexon në plazh, ndërkohë që të tjerat argalisen duke folur për thonjtë, rrobat e banjës si dhe gjëra të tjera të parëndësishme. Nise librin për sytë e botës, por përfundoje për veten.

7. “Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku.” – Populli

Kremërat e mbrojtjes nga rrezet e diellit janë të mbivlerësuar. Dielli, jo vetëm që nuk e dëmton lëkurën, por e kuron dhe e mbron atë nga plakja, nëqoftëse di se kur të pranosh rrezet e tij më të mira. Që të mos skuqesh si spec që ditët e para, duhet të qëndrosh vetëm dy-tre orë në ditë nën rrezet e paradites (deri në 12:00) ose pasdites (pas orës 16:00). Më pas.. luaji fenë! Dhe mos harro të zhytesh çdo natë në hidratues, përndryshe magjia nuk ndodh.

8. Ushqimi dhe pijet.

Bëj kujdes të mos tundohesh shpesh nga sufllaqet e shijshme të jugut. Ushqehu shëndetshëm duke ngrënë sa më shumë fruta dhe perime. Ujë-ujë natë e ditë dhe alkool vetëm pas orës tetë të mbrëmjes. Bëhet gëzuar edhe me ujin, meqë ra fjala.

9. Bridh!

Mos rri ngulur në një pikë, por merri plazhet mbarë, sidomos ato të pashkatërruarat nga dora e njeriut. Jepi këmbëve, mos u bëj dembele! Shqipëria ka vende të mrekullueshme, të cilat i kemi mësuar vetëm teorikisht në shkollë. As figura nuk ka në librat e gjeografisë, imagjino!

10. Rritu!

Mbeturinat i ke, qesen e ke.. çfarë pret; të vijë mamaja t’i mbledhë?!

/hashtag.al/

Etiketa: juglibernermin bajramiplazhvajze

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Si e mora vesh që Buffon më tradhtonte”

“Si e mora vesh që Buffon më tradhtonte”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com