Sot nis viti i ri akademik 2016-2017, por ende rreth 40%, e stutentëve nuk janë regjistruar. Janë rreth 4 mijë kuota të lira. 120 mijë është numri i studentëve që nisin sot vitin e ri akademik, në mbarë vendin.
Ndërkohë janë publikuar emrat e studentëve që duhet të kryejnë regjistrimin ditën e sotme në Universitet.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në universitete do të jetë data 27 tetor.