Presidenti zviceran Guy Parmelin mirëpriti presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë përpara takimit të tyre, duke u uruar të dy udhëheqësve të zgjidhin mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
“Z. President i Federatës Ruse dhe Z. President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të qeverisë zvicerane, po ju uroj mirëseardhjen në Gjenevë, qytetin e paqes. Është një nder dhe një kënaqësi për Zvicrën t’iu mirëpres, duke ju uruar dialog të frytshëm”, ka thënë Presidenti zvicerian.
Në fillim të takimit të dy presidentët realizuan edhe foton e parë të përbashkët, bashkë me presidentin zviceran Guy Parmelin.