Ka nisur këtë të dielë prishja e murit të ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Iber në Mitrovicë.
Prishja e tij po bëhet pasi Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës arritën marrëveshjen për shembjen e këtij muri dhe në vend të tij të ndërtohet një shëtitore. Tashmë dy ekskavatorë kanë filluar nga puna për shkatërrimin e këtij muri.
Marrëveshja për prishjen e murit u arrit mëngjesin e së shtunës, mes autoriteteve të Prishtinës dhe kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç. Gjithashtu duhet thënë se kjo marrëveshje u konsolidua pas një ranundi të vështirë dhe të gjatë negociatash mes zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/vb.372642049429223/1624321897594559/?type=3&theater