Pak më para ka nisur ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët që kanë pushtuar Dushkarakun e Vlorës.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit ndërsa janë në rrezik edhe disa banesa, ku njëra prej tyre e pabanueshme është djegur.
Si pasojë e zjarrit, ka pasur dëme të mëdha në toka, të mbjella. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era.
Zjarri po përhapet me shpejtësi në këtë zonë dhe dyshohet se ka mbetje armatimesh pasi janë dëgjuar shpërthime municionesh.