Ka nisur mbledhja e Këshillit i Mandateve, në ditën e dytë radhazi, për të diskutuar fatin e imunitetit të deputetit Saimir Tahirit.
Mbledhja është transmetuar për mediat vetëm për pak minuta, ku prokurori i Krimeve të Rënda Besmir Hajdarmataj tha se dje kanë marrë prova shtesë nga Italia.
Kjo ka bërë që ish-minsitri, avokati i tij dhe mediat të dalin jashtë sallës ndërsa deputetët e Këshillit të Mandateve po njihen me provat secrete.