Nikollë Lesi: Edi Rama ik që sot, të shtunën është vonë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikollë Lesi: Edi Rama ik që sot, të shtunën është vonë!

20:20 | 06/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi ka shkruar një editorial, në të cilin i bën thirrje ish-gazetarit të tij të japë dorëheqjen nga kryeministër, sepse përndryshe do ta pushojnë nga puna si bëri vetë Nikolla me Edi Ramën dikur.

Editoriali i Nikollë Lesit:

Pas përgjimeve të publikuara nga media më e madhe në Europë, gazeta “Bild”, nuk ka më dyshime se në Shqipëri në vitin 2017 nuk pati zgjedhje, por vjedhje të votave nga bandat për partinë në pushtet. Tashmë dhe ndërkombëtarët, ata që kishin dyshime, e kuptuan se beteja dy vjeçare e opozitës nuk ishte tekë partiake, por një reagim nën presion ndaj një mazhorance që nuk meriton të jetë në drejtimin e vendit. Nuk ka më dyshime as se trafiqet kryesore të drogës dhe grupet kriminale kanë lidhjet me segmente të rëndësishme të pushtetit dhe qeverisë së majtë. Lista e gjatë e deputetëve të PS-së që u larguan nga dekriminalizimi duket e parëndësishme, kur sheh që bandat kanë gjetur një mënyrë të re për të ndikuar në politikë. Jo vetëm e përdorin shtetin për punët e pista, por arrijnë që të fusin në Kuvend vetë përfaqësuesit direkt të interesave të tyre. Pra, jemi në pikën, kur bandat mund të miratojnë dhe ligjet që duan. Mjaftojnë bisedat e publikuara për të kuptuar se “Kryesia e PS” që përzgjedh kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë nuk është në Tiranë, por mblidhet rregullisht diku në vilat e Shijakut dhe Durrësit.

Read more

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ajo çfarë shqiptarët mësuan dje rrëzon edhe argumentin kryesor të PS-së për gjithë krizën politike, sipas së cilës opozita ka frikë nga reforma në drejtësi dhe për këtë shkak ka nisur protestat. Në fakt, reforma në drejtësi paska qenë në dorë të Avdylajve dhe Niçes dhe është koha që ndërkombëtarët të rishikojnë edhe një herë se kë kanë zgjedhur të mbështesin dhe të bashkëpunojnë për ndryshimin e sistemit të drejtësisë. Dje, pamë se Prokuroria, organi i pavarur i hetimeve në vend që duhet të hetojë këdo nga pushteti, vihet në lëvizje vetëm me një SMS të Ulsi Manjës dhe bën gjëmën, kur shfaqet në media emri i Ramës. Deklaratat e prokurorisë që rikthente censurën mediatike, veç paaftësisë tregoi se pushteti ka humbur çdo ekuilibër dhe është kthyer në rrezik për median dhe shqiptarët.

Gjithë akuzat për vjedhje, blerje dhe kërcënim votash, për lidhje me bandat, kanabizimin e vendit dhe kthimin e qeverisë në shtojcë të krimit, në artikullin e “Bild” vlejnë më shumë se gjithë raportet e OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor dhe raportet e Komisionit Europian. Parlamenti me deputetë të zgjedhur nga bandat nuk ka më kuptim të vazhdojë të funksionojë. Po ashtu, qeveria “Rama” që përveç qindra mëkateve që ka bërë këto kohë, del se është dhe mbështetja kryesore e trafiqeve dhe vjedhjes së votave nuk ka më moral dhe as të drejtë ligjore që të vazhdojë të qeverisë.

Kriza politike në vend ishte në pikën më kritike edhe pa parë shqiptarët të vërtetën e frikshme në faqet e “Bild”.  Tashmë që masakra elektorale doli në shesh, opozita dhe qytetarët që ende mendojnë se ky vend meriton një qeveri normale, kanë një arsye më shumë që të shtunën të kërkojnë me çdo kusht largimin e Edi Ramës. Nëse protesta e këtyre muajve ka sjellë djegie të mandateve, protesta dhe reagim mbarëkombëtar të opozitës, me faktet e reja të frikshme që dolën, shqiptarët kanë të drejtë të hidhen në revoltë kundër qeverisë.

Protesta e radhës është lënë të shtunën. Nuk ka më kohë dhe asnjë mënyrë që këtij skandali Edi Rama t’i shpëtojë më propagandën e zakonshme. Ka vetëm një rrugë, largimi për të shpëtuar veten, PS dhe vendin. Dhe duhet të iki që sot, të shtunën është shumë vonë!

/kohajone.com/

Etiketa: botuesiedi ramaeditorialështë vonëKoha JonëNikollë Lesitë shtunën

Të Lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

nga 27
18:42 | 04/02/2026
0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

nga 27
17:58 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

17:56 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

nga 27
17:48 | 04/02/2026
0

Më datën 8 prill ora 11:00, Gjykata Kushtetuese  do të shqyrtojë ankimimin e  ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave...

Para
Makina përplaset me motorin, vdes 65-vjeçari

Aksident tragjik në aksin Tiranë - Elbasan, vdes një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

17:48 | 04/02/2026
Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

17:38 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –
  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –
  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com