Nikaj-Mërturi është “Nderi i Kombit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikaj-Mërturi është “Nderi i Kombit”

23:12 | 24/06/2017
në Shqiperi
0

“Presidenti i Republikës ju akordon titullin “Nderi i Kombit” dy trevave që e kanë la me gjak çdo faqe të historisë së këtij vend në luftë me turk, shka e karadak”

Nga Ndoc Mulaj

Përpjekjet shekullore për qendresë, liri e pavarësi, arsim e kulturë u kurorëzuan sot në Pallatin e Kulturës “Dardania” me titullin më të lartë “Nderi i Kombit” për Krahinën e Nikaj-Merturit dhe Geghysenit!
Salla e Pallatit të Kulturës, ishte mbushur plot e përplot me nikajmerturas e geghysenas, sepse bash sot ishte dita e tyre, dita më e shënuar e të gjitha epokave ngulimtare në këto troje. Ashtu si edhe ne festën e shkollës së Gjonpepjave, mungonin e ardhmja, pra nxënësit, mungonin mësuesit, doktorët dhe punonjësit e tjerë të administratës. Një doktor “rebel”, kur i drejtova aparatin me tha “Mos pash Zotën se me ditë që jam këtu, më largojnë nga puna”, e kjo për mua e ka emrin vetëm diktaturë?!
Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte mungesa totale e mediave në këtë eveniment kaq të rëndësishëm. Presidenti i Republikës ju akordon titullin “Nderi i Kombit” dy trevave që e kanë la me gjak çdo faqe të historisë së këtij vend në luftë me turk, shka e karadak, e aty nuk është i pranishëm asnjë tv, e me sa vura re as ai lokal. Turp për to! Gjithsesi festarëve ju shkëlqenin sytë nga gëzimi dhe ndjeheshin me të çliruar e më të çiltër pa këto çakalla të politikës nëpër këmbë se nuk po them “mbeturina”. Pas hymnit të flamurit dhe në mes shumë duartrokitjeve, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj ka hapur këtë eveniment festiv duke evidentuar momentet më kyqe të historisë së dy krahinave në fjalë, e duke falenderuar e përshëndetur Presidentin e Republikës dhe të pranishmit në sallë. Pas dhënjes së titujve nga këshilltari i Presidentit të Republikës Shaqir Hasanaj dhe pas fjalëve përshendetëse e falenderuese të Admistratorit të Nikaj-Mërturit Gjevalin Gjeloshaj e dy kryepleqëve të Geghysenit, festa vijoj me këngë e valle. Bardhok Perbibaj, Arlen Qelia e Agron Hoxha, Prekë Mrishaj dhe grupi i valleve të Tropojës shkundën edhe një herë Pallatin e Kulturës Dardania. Por ai që ja dridhi themelet ishte ish drejtori i këtij pallati për shumë vite me rradhë , legjenda e skenave dhe festivaleve Marash Mhilli. Jehona e zërit të tij, jo vetëm që ngriti peshë me dhjetra herë zemrat e të pranishëmve por buçiti aq fort sa u ndie deri në Majen e Hekurave.
Prej Majes së Shkëlezenit e deri në Qafë të Agrit, nuk ka pllamë toke që nuk e meriton titullin “Nderi i Kombit”
Sot, Shkalla e Grisë, Qafa e Kolçit, Kodrat e Palçit e deri te Rozafa e pat emrin Bujar Nishani e pastë faqen e bardhë.
Dosja ime dhe e djalit të Geghysenit Hysni Osmani, mbase edhe ishin arkivuar e prisnin të mbulohen nga pluhuri i harresës sikur të mos kishte qenë njëri nga djemt më të mirë që ka nxjerrë Tropoja ndër breza, Isuf Ҫelaj. Pra, është ai që i lëvizi, ua shkundi pluhurin, e i çoi në dorën e duhur. Edhe pse ai dhe të tjerët sot u treguan më shumë se modest, unë si i Merturas nuk mund të jem aq i pasoj e mos ta falenderoj. Tu rritë fort ndera Isuf Ҫelaj dhe jam i bindur që Nikaj-Mërturi e Geghyseni nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që ju dhe sot e në përjetësi!

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Etiketa: Bashkia e Tropojësbesnik dushajGeghyseniNderi i KombitNdoc MulajNikaj MerturiPresidenti i RepublikësShaqir Hasanaj

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Plot dëshirë e shpresë, 26 qershorin pres!

Plot dëshirë e shpresë, 26 qershorin pres!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –

14:48 | 18/05/2026
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

14:22 | 18/05/2026
Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –

14:02 | 18/05/2026
Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –

13:46 | 18/05/2026
‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent –

13:44 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –
  • Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –
  • Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën –
  • Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë –
  • Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent –
  • Zëvendësoi Mirlinda Karçanajn në krye të AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike –
  • Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com