Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin.
Mësohet se shtetasja Sh.L., 71 vjeçe, nga Podujeva, Kosovë, është mbytur në plazhin e Shëngjinit, teksa ishe duke u larë.
Nuk dihet nëse e moshuara ka ndërruar jetë nga mbytja apo nga një problem me zemrën dhe më pas është mbytur.
Ky nuk është rasti i parë, por i 5-ti që një pushues/e mbytet në plazhet tona të Durrësit apo Shëngjinit.