Ngjarja që tronditi Beratin/ Prindërit rrëfejnë humbjen tragjike të binjakëve 5 muajsh: Fëmijët s’vuanin nga asnjë sëmundje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja që tronditi Beratin/ Prindërit rrëfejnë humbjen tragjike të binjakëve 5 muajsh: Fëmijët s’vuanin nga asnjë sëmundje

18:51 | 27/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Ditën e djeshme humbën jetën dy foshnje binjake 5-muajshe, ngjarje e cila tronditi qytetin e Beratit.
Ndërkohë prindërit e vogëlushëve Eduart dhe Merushe Agalliu tregojnë mes lotësh momentet e fundit të jetës së bebeve dhe si rrodhën ngjarjet mëngjesin e djeshëm.
Dita ishte nisur si zakonisht, ku si çdo mëngjes tjetër, prindërit e binjakëve pasi i kishin ushqyer fëmijët me qumësht kutie, i kishin vendosur në krevatin e tyre për të fjetur.
Pasi ata kishin pirë kafen e mëngjesit që nuk kishte zgjatur më shumë se 20-minuta, nëna Merushja kishte shkuar në dhomën ku ndodheshin fëmijët dhe kur i kishte prekur kishte vënë re se ata ishin të dy të ftohtë.
Në këtë moment, ku fëmijët nuk reagonin aspak ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin, kanë filluar të bërtasin nëpër shtëpi pasi nuk kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur me bebet dhe përse ata nuk merrnin frymë.
Menjëherë prindërit kanë njoftuar ambulancën por fëmijët ishin të vdekur që në shtëpi dhe pas mbërritjes në spital, i kishin çuar në morg.
Prindërit tregojnë se, janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të marrë vesh shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijëve.
Nëna tregon se fëmijët e saj nuk vuanin nga asnjë sëmundje, përveçse kishin lindur pak të vegjël në peshë, e cila sipas saj vinte për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike në të cilën jetonin.
Eduarti pohon se,ai punon në të zezë,vetëm 5-ditë në muaj dhe të ardhurat që ai siguron janë 50 mijë lekë (të vjetra).
Eduarti kërkon nga shteti zbardhjen e të vërtetës në lidhje me shkaqet e vdekjes së dy fëmijëve të tij binjakë 5-muajsh,ndërkohë që tregon se fëmijët i sollën nga morgu në shtëpi dhe më pas i varrosën në orën 17:00 pasdite,pasi nuk përballonin dot gjendjen e rënduar të dy fëmijëve të tjerë kur panë në mes të shtëpisë dy armortet me vëllezërit e vdekur.
Edhe për dy gjyshërit e binjakëve 5-muajsh që gjetën vdekjen mëngjesin e djeshëm në krevatin e tyre,vdekja është e pashpjegueshme.
Ahmet dhe Merushe Agalliu pohojnë se, fëmijët nuk ishin afër sobës në momentin kur ndërruan jetë por në krevatin e tyre në dhomën e gjumit.
Gjyshja shpjegon momentet e tmerrshme kur panë se fëmijët ishin pa shenja jete dhe dyshon se,vdekja e papritur mund të ketë ardhur nga ndonjë temperaturë e fshehur ose mund të jenë prekur nga “sëmundja e fëmijëve”.
Gjyshi Ahmeti, mes lotëve, rrëfen gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jeton djali i tij së bashku me familjen dhe kërkon ndihmë nga shteti për ti gjetur një punë djalit të tij,që ushqen i vetëm familjen në të zezë. Ai pohon se, kanë vajtur disa herë në bashki për të këkruar ndihmë ekonomike por nuk ju është dhënë.
Një tjetër dëshmitare e ngjarjes së rëndë ka qënë edhe halla e fëmijëve, Aldeta Muçogllava. Ajo tregon mes lotësh momentin kur kuptuan se fëmijët nuk merrnin më frymë dhe pohon se, ata nuk vuanin nga asnjë sëmundje dhe nuk kishin shkuar asnjëherë në spital për vizita.
Dy foshnjat binjake 5-muajshe gjetën vdekjen papritur mëngjesin e ditës së Djelë në banesën e tyre në periferi të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë”.
Pas mbërritjes në spital pa shenja jete ata u dërguan në mong, ku ju nënshtruan autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë pasur helmim apo shenja dhune në trupin e fëmijëve.
Analizat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga e cila pritet brenda një afati kohor prej 2-javësh përgjigjia që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes së fëmijëve 5-muajsh.

Etiketa: BeratEduart dhe Merushe Agalliufoshnja 5 muajshehumbin jeten

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Dy muaj nga tërmeti tragjik i nëntorit/ Banorët e Durrësit kthehen në shtëpitë e rrënuara: Jemi në mëshirë të fatit (film)

Dy muaj nga tërmeti tragjik i nëntorit/ Banorët e Durrësit kthehen në shtëpitë e rrënuara: Jemi në mëshirë të fatit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com