Drejtuesi i autobusit të linjës urbane të Institutit Bujqësor është arrestuar në flagrancë nga policia pasi është kapur në gjendje të dehur në orarin e punës.
Gjatë kryerjes se kontrolleve nga policia, për verifikimin e nivelit te alkoolit, drejtuesi i autobusit i identifikuar me iniciale N. K, 62 vjeç, ka rezultuar se drejtonte autobusin në gjendje të dehur, konkretisht testi i parë 0.342 mg/l, testi i dytë 0.549 mg/l.
Patrulla e policisë ka arrestuar 62-vjeçarin edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ndërkohë brenda një jave në Tiranë janë aksidentuar 3 autobusë urbanë të linjave të ndryshme.