Nga ta dinte edukatorja gjermane se vij nga vendi “fiksim të nxjerr fëmijën në Facebook” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga ta dinte edukatorja gjermane se vij nga vendi “fiksim të nxjerr fëmijën në Facebook”

21:00 | 02/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Daniela Bonollari

“Të lutem zonje, mos bëni foto këtu”. Zëri i edukatores gjermane më mpiu. “Po fotografoj vajzën time në kopsht”, i thashë ndërsa ajo e shqetesuar u afrua të shohë imazhin. Pasi vërejti që fëmijët e tjerë nuk ishin në foto shtoi; “Fotografimi i fëmijëve në kopsht e shkolla është i ndaluar. Prindërit e fëmijëve kanë firmosur që nuk dëshirojnë që fotot e tyre të ekspozohen me shokë e shoqe në foton tuaj apo të të tjerëve. Vetëm në rast se ata ju njohin. Përderisa është dita e parë e kopshtit, kuptohet që ju nuk njiheni me ta. Në muajt në vijim do kemi takime me prindër që ju të njiheni mes jush”, shtoi edukatorja pasi më lexoi mërzinë në sy.

Mandej duke ulur tonin miqësisht më merr për dore e më çon në një dhomë zhveshjeje ku ndodhej çanta e saj. “Shiko, tha, këtu kam celularin. Nuk mund ta përdor gjatë oreve të punës. Mund të vij t’i hedh një sy një herë në 2 orë mos kam ndonjë thirrje urgjente, por vetëm kaq”.
I dhashe të drejtë, por ku ta dinte ajo se unë vija nga vendi “vdes të krenohem me fëmijën tim në Facebook”. Vij nga vendi ku fëmijët pasi i fotografojmë për kujtim me emrin e shkollës, çerdhes apo kopshtit sipër kokës, pa një e pa dy e hedhim në rrjete sociale Facebook e Instagram.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Nëse fotoja hidhet në  rrjete sociale mund të përdoret për 1 mijë e 1 arsye të ndryshme nga persona me rrezikshmeri të lartë shoqërore”, me pret fillin e mendimeve edukatorja. “E di, i them, po si ia bëni kur vjen kryebashkiaku apo një politikan në kopsht dhe dëshiron të bëjë foto me fëmijët?” Asaj i ngriu buzëqeshja në fytyrë dhe kundërshtoi: “Kjo nuk ndodh kurrë tha, aq më pak me fëmijët brenda institucioneve shtetërore”.

Nuk mora guximin t’i shpjegoja vitrinën me foto fëmijësh në rrjete sociale të kryeministrit, ish-kryeministrave, kryebashkiakut e ish-kryebashkiakëve, politikanëve, drejtorëve etj etj. Do i dukej çmenduri, budallallëk apo nëse i rrëfeja sesi fëmijet merren në mitingje apo fushata elektorale për qëllime politike. Do e mendonte Shqipërinë tonë të vogël europiane di një vend të botës së tretë.

Por edukatorja kishte ende këshilla që i buronin kaq lirshëm nga goja.  “Nëse ka një aktivitet kulturor apo sportiv në kopshtin tonë dhe televizionet janë të interesuara të filmojnë atëherë duhet leja juaj zonjë. Një firmë nëse ke dëshirë që fëmija të dalë atë ditë në TV. Gjithçka me mirëkuptim”.

U binda por doja më tepër dhe hyra në rrjetet sociale që unë menaxhoj. Futa për kërkim në Facebook emrin e shkollës dhe kopshtit të fëmijëve të mi. Asnjë e dhënë. Jo vetëm që institucionet përkatëse nuk kishin Facebook, Instagram as që bëhet fjalë, por as edhe një foto e tag-uar me këtë emër.

M’u kujtua iniciativa e shumë kolegeve të mia gazetare që e kane ngritur problemin e ekspozimit të fëmijëve në publik nga politika, por ende asnjë ndërgjegjësim zyrtar.

Në rrjetet sociale gëlon moria e fotografive që publikohen qëllimisht nga kopshte, çerdhe, shkolla private apo publike. Fëmijë që buzëqeshin e luajnë pa e ditur se do të jenë të ekspozuar para miliona përdoruesve.

Pastaj kemi foto të ditës kur një foshnje ngrihet në krahë nga një politikan që pjesmarrjen e njerëzve e numëron vetëm si votë.

Pastaj fëmijë të sëmurë në spitale ku vlon shënimi “Nuk je shqiptar nëse nuk i bën një like”.
Ndërsa po shkruaj këto pikërisht në rrjetin social Facebook them e shkruaj me vete, “Bah! Kaq mbrapa të jenë gjermanët thua me teknologjinë”.

Etiketa: bashkiDaniela Bonollariedukatorefemijegjermani

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kjo është Shqipëria jonë…

Kjo është Shqipëria jonë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com