Duke nisur nga sot, qeveria e Kosovës ka vendosur që të kriminalizojë kryerjen e testit të virgjërisë. Kodi i ri që u miratua, thekson se ky akt do të konsiderohet si vepër penale, pasi shkel të drejtat e njeriut.
Ministria e Drejtësisë konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet me masa ndëshkuese.
“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.
“Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”, shton ai.