Ka filluar tashmë faza përzgjedhëse e kategorisë New Artist në festivalin “Kënga Magjike 2019”.
Sot ishte një ditë e mbushur me surpriza për jurinë, ku një ndër to ishin padyshim Daniele dhe Arturo të cilët vijnë në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Come e Possibile”.
Një paraqitje dinjitoze e dy djemve tejet të talentuar ka bërë që pesë anëtarët e jurisë ti dhurojnë atyre një PO të merituar.
Daniele dhe Arturo vijnë nga suksesi i Sanremos në kategorinë e të rinjve.
Kujtojmë se nga ky vit “Kënga Magjike” është ndërkombëtarizuar duke pranuar në konkurim edhe artistë të huaj.
Konkurimin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm në fragmentin 42:50