Fjalimi vjetor i Presidentit të SHBA Joe Biden për State of Union është faturuar si një mesazh për Kongresin që përcakton axhendën e tij. Por në hijen e luftës në Ukrainë, presidenti kaloi 15 minutat e para në sfidën e tij më të madhe të politikës së jashtme deri më sot. Dhe komentet e tij mbi pushtimin u përshtatën për katër audienca të ndryshme Vladimir Putin, aleatët e BE-së, ukrainasit dhe populli amerikan.
Momenti më emocionues erdhi në fillim të fjalimit të tij, kur zoti Biden falenderoi ambasadoren e Ukrainës në SHBA Oksana Markarova.
Por për Vladmir Putin, mesazhi i Bidenit ishte i prerë, presidenti rus kishte “llogaritur keq” dhe dhimbja ekonomike e kombit të tij sapo kishte filluar. Ai shtoi se SHBA do të luftojw për çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s nëse rusët do të zgjeronin sulmin e tyre.
Për popullin ukrainas.
Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë dërguar Ukrainës ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare. Të martën mbrëma, zoti Biden donte të dërgonte një mesazh se Amerika kujdesej për fatin e Ukrainës dhe qëndronte pranë kombit që po luftonte.
“Nga presidenti Zelensky tek çdo ukrainas, frika e tyre, guximi, vendosmëria e tyre frymëzon botën”, tha ai.
Edhe pse Kievi mund të jetë i rrethuar nga tanket ruse, mesazhi i tij ishte se më shumë ndihma amerikane janë në rrugë e sipër.
Për liderin rus.
Nga ana tjetwr, mesazhi i zotit Biden për Vladimir Putin ishte i thjeshtë pasi presidenti rus i kishte bërë “llogaritë keq”. Dhimbja ekonomike që SHBA-ja dhe Evropa i kishin imponuar Rusisë për pushtimin e saj sapo kishte filluar. Rubla po rrëzohej, bursa ruse ishte në rënie të lirë, oligarkëve rusë do t’u konfiskoheshin “fitimet e tyre” dhe Rusia po humbiste aksesin në teknologjitë kryesore.
Putin ka vënë forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë dhe paralajmëroi për pasoja shkatërruese nëse ndonjë komb ndërhyn në Ukrainë. Mesazhi i zotit Biden ishte të sqaronte, që të mos kishte dyshime, kur dhe ku do të luftonte vetë Amerika.
Për Europën.
SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë kanë qenë në një hap të jashtëzakonshëm pasi vendosën sanksione ndaj Rusisë dhe ofruan ndihmë ushtarake për Ukrainën. Herë pas here gjatë fjalimit të tij, zoti Biden e kujtoi këtë fakt.
Putin mund ta ketë marrë atë përshtypje nga tërheqja kaotike nga Afganistani, e cila shkaktoi kritika drejtuar zotit Biden për mos konsultimin me aleatët. Por kjo ishte një temë që presidenti amerikan evitoi dukshëm gjatë fjalimit të tij.
Theksi i zotit Biden mbi rolin kyç që Evropa ka luajtur në përgjigjen ndaj pushtimit të Rusisë mund të ketë qenë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kësaj administrate për të qetësuar marrëdhëniet e prishura.
Gjatë presidencës së tij, Biden ka folur vazhdimisht për atë që ai e sheh si një konflikt global që përcakton epokën midis demokracive dhe autokracive dhe se do të duhej bashkëpunimi midis demokracive të botës që të mbizotërojë. Ishte një temë që ai e preku sërish ditwn e dieshme.
Për popullin amerikan.
Një sondazh i opinionit publik i publikuar më herët të martën tregoi se shumica e amerikanëve ishin më të interesuar të dëgjonin se çfarë kishte për të thënë zoti Biden për konfliktin në Ukrainë. Mesazhi i Biden ishte se uniteti global i përgjigjes nga Azia në Amerikën Latine në Evropë dhe madje edhe në Zvicër ishte një testament i përpjekjeve të administratës së tij.
“Diplomacia amerikane ka rëndësi,” tha ai. “Amerikanët i zgjidhin çështjet.”
Një nga premtimet e fushatës së zotit Biden ishte të rivendoste pozitën e SHBA-së në botë dhe të rindërtonte marrëdhëniet e tensionuara me aleatët pas viteve të trazuara të Trump. Këto, ishin rezultate të prekshme të asaj përpjekjeje, që erdhën kur aksionet ishin në maksimumin e tyre.
Zoti Biden gjithashtu kishte një mesazh për amerikanët që mund të jenë të shqetësuar nga mundësia që ushtarët amerikanë të jenë në rrezik në konfliktin ukrainas. Ndërsa ai shprehu detyrimet e SHBA ndaj aleatëve të NATO-s, mesazhi i tij për atë që SHBA do të bënte në Ukrainë ishte gjithashtu i drejtpërdrejtë, se forcat amerikane “nuk janë të angazhuara dhe nuk do të përfshihen në konflikt me forcat ruse në Ukrainë”.
Në fund, zotit Biden iu desh të trajtonte atë që me siguri do të ishte vështirësia e shtuar ekonomike që do të përballojnë amerikanët për shkak të konfliktit në Ukrainë vështirësi të shtuara ndaj atyre të shkaktuara tashmë nga pandemia Covid-19 dhe ato që mund të kenë çmim politik për një president, pozita e të cilit me publikun amerikan është tashmë e dobët.
Ai gjithashtu shtoi se SHBA do të përpiqet të krijojë sanksionet e saj për të synuar ekonominë ruse, por se kostot për pjesën tjetër të botës ishin të pashmangshme. Ai njoftoi se SHBA do të lëshojë 30 milionë fuçi naftë nga rezerva e saj strategjike, por kjo lëvizje është më shumë simbolike sesa ka të ngjarë të zbusë çmimin në rritje të gazit për konsumatorët amerikanë.
“Unë e di se lajmet për atë që po ndodh mund të duken alarmante,” tha ai, “por unë dua që ju të dini se ne do të jemi mirë.”
Ky mund të jetë mesazhi më i rëndësishëm për fatin politik të zotit Biden. Nëse publiku amerikan nuk ndihet mirë, presidenti dhe partia e tij mund të mbajnë pasojat në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.