Nga një “B” për çdo mandat, ja si Rama po i përdor “kundërshtarët” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga një “B” për çdo mandat, ja si Rama po i përdor “kundërshtarët”

10:29 | 21/09/2021
në Kryesore
0

Read more

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Nga Avni Nezaj 

Nuk është çudi që në politikë të përdoren njerëzit nga drejtuesit e një kapanoni politik dhe të hidhen pastaj pas përdorimit si puna e limonit, ose të marrin shpërblimin pas shtrydhjes. Disa përfundojnë në “qese” mediatike, disa të tjerë presin radhën për t’u rishtrydhur e disa të tjerë edhe pse janë të gatshëm të shtrydhën, nuk u ndodh kjo “mirësi”. Duhet talent edhe që të jesh i përdorshëm.

Por në politikën e Partisë Socialiste nuk kanë ndryshuar rregullat. Janë ato rregullat historikë. Rama shpik kundërshtarë brenda partisë që ata të lëkundurit e tij në rilindje t’i mbajë nën kontroll. Në këtë mënyrë votuesit të mos shkojnë as te forca të tjera politike të majta, por as të kalojnë “mos o zot” djathtas. Gjatë fundit të mandatit të Parë Edi Rama nxori si kundërshtar të tijin të “ashpër” Ben Blushin, ose dopio “B”-ja e mandatit të parë. Nuk la gjë pa thënë për liderin, krijoi edhe një forcë politike që të mbante nën kontroll të mërziturit me Ramën. Dhe ia arriti qëllimit.

Aq shumë u akuzuan me njeri-tjetrin sa dukej se së shpejti do të niste lufta “civile” në Rilindje, por edhe më gjerë. Ata ishin “gjithë bota” e shqiptarëve. Sepse janë specialistë luftërash dhe propagande, majtistët.

Bën Blushi u “dhunua”, u kryqëzua se dilte kundër udhëheqësit. Por kjo ishte loja. Dhe këtë e kuptuam plotësisht vetëm pak muaj më vonë kur Blushi “shiti” partinë pasi kishte shitur shpirtin dhe hyri në vadhë, në rresht bile dhe i paguar mirë. Disa zëra thonë se plehrat që hedhim ne në kosha i riciklon Blushi me urdhër e leje partie, sepse duhet të paguhet robi se shpëtoi mandatin e dytë.

Tani pasi nisi qeverisja e mandatit të dytë, pasi opozita iku në drejtim të paditur, Rama dhe rilindja kishin nevojë përveç murrizëve dhe kurrizëve në parlament edhe për një “B” tjetër brenda partisë. Dhe përzgjedhja ishte e menjëhershme. Bushati ish-Ministër i Jashtëm dhe dikush që kishte një farë stature në Rilindje duhej të gradohej kundërshtar. Dhe kështu ndodhi. Edhe pse ai nuk ishte shumë i ashpër me liderin pasi ai ndihmohej shumë edhe nga opozita anonime në Kuvend, e bëri shumë mirë punën e tij. Denoncoi me nënkuptime disa sjellje të liderit siç janë marrëdhëniet me Serbinë apo me Greqinë. Dhe nuk bëri më shumë.

Por këto kishin ndikimin e tyre tek elita “patriotike” e PS. I “dënuari” Bushati tani është anëtar kryesie i Partisë. Dhe përtej hamendësimeve se Rama e riktheu sërish për ta pasur nën kontroll duhet besuar se ai u rikthye për shërbimin e “armikut” që beri kohë më parë. Thjesht ishte në rol, ose situata e tij i shërbente Ramës dhe ai inskenoi edhe përgjigjet dhe reagimin rilindas ndaj tij.

Tani pasi mandatin e tretë e ka në xhep edhe si dhuratë të ndërkombëtarëve, edhe si specialist manipulimesh mediatiko – elektorale që është i duhet një armik tjetër brenda Partisë. Dhe në heshtje me metodat e demokracisë së rilindjes, ai hoqi Ballën nga Sekretar i Përgjithshëm në parti dhe nga drejtues i Elbasanit dhe e përplasi në Fier. A do të jetë ky “viktima B” e radhës për t’i shërbyer Ramës si një varkë e shpuar për të mbajtur kundërshtarët brenda linjës së qeverisjes së tij. Mendoj se është e njëjta strategji. Ka edhe zotin Braçe që po rilind si kundërshtar pasi kreu trimërinë e radhës duke rrezuar karrigen e zyrës. Por ky bashkë me Ballën pak më shumë se një “B” bëjnë.

Ndërsa, këtej nga drejtimi i opozitës nuk ka shenja se dikush do kalojë ylberin. Të paktën të kundërshtojë sa këto “B”-të e emëruara.

Kjo, vetëm që Ramës të mos i kujtohen “B”-të dhe nuk ka nënkuptim tjetër. Ose për të thyer fjalët e këqija që qarkullojnë nëpër “kazanët” e medias se “B”-ja e opozitës nuk është i njëjtë si “B”-të e pushtetit. Se ky as nuk “përdoret” as nuk “shantazhohet”. Thjesht shton radhët e “B”-ve që nuk janë armiq të Ramës, por shërbëtorë të tij.

Etiketa: avni nezajedi rama

Të Lidhura

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

nga 27
12:56 | 23/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka paralajmëruar zv.kryeministren Belinda Balluku të mos arratiset nga...

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

nga 27
12:54 | 23/02/2026
0

Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Abdulla Diku ka sjellë një shembull reth mënyrës se si janë ndërtuar rrugët në Kosovë duke...

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës –

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –

nga 27
12:38 | 23/02/2026
0

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë  protestës së Partisë Demokratike të organizuar më 20 shkurt, ku mes...

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

nga 27
12:26 | 23/02/2026
0

Ndonëse, një pjesë e mirë e rrugëve po shkatërrohen vetëm pak muaj apo edhe javë pas inagurimit me dajre e...

Para
622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Ekspertët e INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

12:56 | 23/02/2026
Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

12:54 | 23/02/2026
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës –

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –

12:38 | 23/02/2026
Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

12:26 | 23/02/2026
Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

12:22 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –
  • Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –
  • Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –
  • Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –
  • Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –
  • Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –
  • Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com