Nga fatorino në komisioner i PS në zgjedhje, kush është shefi i Policisë në videon e skandalit me 15-vjeçaren – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga fatorino në komisioner i PS në zgjedhje, kush është shefi i Policisë në videon e skandalit me 15-vjeçaren

16:32 | 12/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, i cili u arrestua pas publikimit të videoskandalit seksual me një vajzë të mitur, për 7 vjet ka qenë i përjashtuar nga Policia.

Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër–Koplik. Burime nga Policia e Shtetit thonë se ai asnjëherë nuk ka qenë në pozicione drejtuese, të paktën deri në vitin 2008, kur u lirua nga detyra. Përjashtimi i tij nga Policia erdhi pasi u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Në atë kohë, ai punonte si polic roje në dhomat e paraburgimit në Policinë e Shkodrës dhe u dyshua se kishte futur sende të jashtëligjshme në qeli. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, apo siç njihen në gjuhën policore SPZ, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media. E ëma e së miturës publikoi një video, teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës.

Read more

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Polici

Pasi biseduam me disa ish-drejtues të Policisë së Shkodrës, mësuam se rreth 11 vite më parë, në vitin 2008, Berhan Bajrakurti është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit për shkelje në detyrë. Megjithatë, mësuam se ai gjithmonë ka qenë në funksione të nivelit zbatues, kryesisht polic rendi. Në kohët që punonte si polic roje në dhomat e paraburgimit në Policinë e Shkodrës, gjatë një kontrolli aty gjetën sende të kundërligjshme. Fillimisht, ai u arrestua si i dyshuar nga SHKB dhe qëndroi i ndaluar për pak kohë.

Më pas, Gjykata i dha pafajësinë, vendim që ai mund ta ketë përdorur për rikthimin në Polici. Pas përjashtimit nga Policia, për një kohë të gjatë ai ka punuar si fatorino në linjën e autobusit Shkodër-Koplik. Ndërsa është pranuar sërish në Polici në fillim të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Nga ana tjetër, mësohet se në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor ai është rikthyer në detyrë. Inspektori Bajrakurti është i martuar, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, njëra e martuar dhe vajza e dytë beqare. Mësohet se vajza që është ngacmuar seksualisht nga polici, është në gjimnaz dhe vazhdon mësimet në shkollën e mesme të Gruemirës.

Fushata zgjedhore

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku, shprehet se polici Berhan Bajrakurti që i dërgonte video erotike vajzës së mitur, është kthyer në punë në vitin 2015. Ulqinaku thotë se Bajrakurti u largua nga dekriminalizimi që iu bë, por pjesëmarrja në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 e ndihmoi të siguronte sërish vendin e punës.

“U shastisa sot me rastin e ngacmimit seksual në Malësi të Madhe. Punonjësi i Policisë, i cili ka për detyrë të sigurojë rend e siguri, e shkel i pari duke kërcënuar, jo vetëm të miturën, por edhe familjarët e saj, të cilët kërkuan ta denonconin. Me sa u informova, Berhan Bajrakurti kishte qenë i larguar më parë nga detyra nga dekriminalizimi që u bë, por në 2015-ën, me aktivizimin e tij në fushatë vendore në krah të Partisë Socialiste, iu sigurua edhe njëherë vendi i punës. Si po rritet brezi i ri, kur sa hap televizorin informohen me vjedhje, korrupsione, mashtrime e përdhunime. Të çohemi ta largojmë të keqen nga pushteti absolut, të cilët kanë mbledhur rreth vetes llumin e këtij vendi!”, shprehet Ulqinaku.

/panorma.com.al/

Etiketa: Berhan BajrakurtifatorinoPSshef policievideoskandalzgjedhje

Të Lidhura

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Para
Videoskandali, zbardhet dëshmia e policit

Videoskandali, zbardhet dëshmia e policit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com