Nga 120, euro kalon në 127 lekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 120, euro kalon në 127 lekë

18:28 | 08/03/2022
në Shqiperi
0

Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 127.08 lekë, në rritje me 2.5 pikë krahasuar me ditën e hënë.

Në harkun e një javë, euro është mbiçmuar me 4.7% ndaj lekut dhe ka shënuar një rekord të ri për dy vitet e fundit. Tendenca e forcimit të euros është e ngjashme me atë që u shënua në fund të marsit 2020. Në atë rast faktori që nxiti zhvlerësimin e monedhës vendase kishte qenë pandemia, ndërsa në këtë rast shtysa ka qenë lufta në Ukrainë dhe pasojat e rënda që ajo po sjell në tregjet e lëndëve të para.

Shtrenjtimi i naftës, energjisë dhe produkteve ushqimore po ndjehet edhe në Shqipëri, i përkthyer në shtrenjtim të importit të tyre, por edhe një lloj nxitimi për të krijuar rezerva, duke marrë në konsideratë periudhën e trazuar ku ndodhen tregjet dhe pritshmëritë pesimiste për të ardhmen. Ekspertët mendojnë se tregu i këmbimeve valutore është përfshirë tashmë edhe nga një lloj paniku, që po nxit më tej kërkesën për të blerë euro, pikërisht për shkak të forcimit të shpejtë të valutës europiane.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Një mbiçmim i shpejtë i euros përfaqëson një faktor shtesë rreziku në raport me inflacionin në rritje që po godet ekonominë. Duke qenë se Shqipëria i importon shumicën e mallrave të konsumit dhe duke qenë se euro është monedha kryesore në të cilën blihen këto mallra, një nënçmim i lekut kundrejt saj do të prodhojë një efekt inflacionist shtesë në ekonomi.

Deri para dy javësh, Banka e Shqipërisë i qëndronte projeksionit bazë për një inflacion kalimtar që do të fillohej të zbehej në gjysmën e dytë të këtij viti. Lufta në Europën Lindore e ka bërë tashmë shumë më të madh rrezikun inflacionist dhe pasigurinë për të ardhmen.
Ekonomia shqiptare ka një pozicion të jashtëm deficitar në mallra dhe shërbime, ndaj në terma neto një nënçmim i monedhës prodhon efekt negativ, të shprehur në zgjerimin e deficitit të llogarisë korrente.

Importuesit kanë kosto më të mëdha të blerjes së mallrave dhe shërbimeve jashtë vendit, ndërsa përfitues janë eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, që shesin në euro, por që i kanë shumicën e shpenzimeve në lekë. Sidoqoftë, edhe për ato subjekte që kanë të ardhura në euro, përfitimi është marxhinal, për shkak të efektit inflacionist shtesë që sjell një mbiçmim i shpejtë i monedhës europiane.

Nga ana tjetër, një forcim i shpejtë i euros mund të jetë burim rreziqesh edhe për sektorin financiar, ku një pjesë e mirë e kredisë është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Sipas Bankës së Shqipërisë afërsisht gjysma e portofolit të kredisë për ekonominë është në valutë të huaj, ndërsa 37% e kredisë në valutë (më pak se 20% e kredisë totale) është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Huamarrësit në euro me të ardhura në lekë janë ata që humbasin shumë nga forcimi i euros, ndërsa përfitime në pamje të parë kanë individët dhe subjektet që kanë kursime në euro. Sidoqoftë, edhe ky përfitim mund të jetë relativ, sepse, veç efektit inflacionist të zhvlerësimit të kursit, shumica e aseteve me vlerë të madhe në ekonomi kuotohen në euro dhe jo në lekë.

Implikimet e luhatjeve të forta të kursit të këmbimit në inflacion dhe në stabilitetin financiar janë situata që mund të justifikojnë një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Ndërhyrja e fundit e këtij lloji ndodhi dy vjet më parë, në fund të marsit 2020, kur një panik i ngjashëm pati sjellë zhvlerësim të shpejtë të lekut në kursin e këmbimit me euron, me rreth 6.5% në harkun e 10 ditëve. /Monitor/

Etiketa: eurokrizëleke

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Dalin fotot/ Ja si u veshën të ftuarit VIP në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Këngëtarja mesazh emocionues për 8 Marsin: Mezi po pres të bëhem nënë…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

16:53 | 17/03/2026
Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

15:55 | 17/03/2026
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

15:17 | 17/03/2026
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

14:55 | 17/03/2026
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:31 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –
  • 24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com