I pranishëm këtë javë në institutin e tij “Neymar Jr Instituo”, Neymar ka kaluar një pjesë të kohës me lojtarët që marrin pjesë në këtë institucion
Në një foto të postuar në Instagram vihet re se pas yllit të Barcelonës ndodhet flamuri ynë kombëtar bashkë me të dhe ai i Kosovës.
“Fundjavën e kaluar bëra një ndalese ne @institutoneymarjr. Ishte e paharrueshme të shikoje njerëz nga 53 vende të ndryshme të botës, që argëtoheshin duke luajtur futboll, gjithnjë me shumë qetësi.
Doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit. Për të ardhur keq që nuk mund të sfidoj secilin.
Por, në emër të këtyre djemve aty poshtë, falënderoj të gjithë atletet që më bënë të lumtur, me të vërtetë!!”, shkruan Neymar në Instagram.