“New York Times” për pasuritë shqiptare: Zbulohen 22 amfora antike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“New York Times” për pasuritë shqiptare: Zbulohen 22 amfora antike

13:18 | 13/07/2019
në Kryesore
0

Në detin Jon, në afërsi të brigjeve shqiptare, janë gjetur amfora antike, të paktën 2 500-vjeçare që mund të dëshmojnë për mbetjet e një anijeje të lashtë, sipas një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan të arkeologjisë nënujore, shkruan prestigjiozja amerikane “New York Times” (NYT).

Sipas ekspertëve të anijes kërkimore “Hercules” e “Fondacionit Detar RPM” janë gjetur 22 amfora, një vazo me dy mbajtëse me një qafë të ngushtë që përdoret për verë ose vaj, në një thellësi prej 40-60 metrash të shpërndara rreth shtratit të detit pranë një bregu shkëmbor në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit VII dhe shekullit V p.e.s.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

“Nëse mund të gjenden mbetjet e një anije, kjo do të mundësonte të zbulohej anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar”, tha Polakowski.

Kryetari i RPM-së, James Goold, e konsideroi këtë zonë si “një nga më të rëndësishmet e të gjitha zbulimeve tona… do të jetë shumë e rëndësishme nga një perspektivë historike dhe arkeologjike nëse vërtetohet”.

Megjithatë janë të nevojshme kërkime të mëtejshme në zonë.

Arkeologu shqiptar Neritan Ceka u shpreh se “amfora të ngjashme vere me origjinë korinthase dhe kerkirase janë gjetur në Durrës dhe Apoloni dhe në zona të tjera në brendësi të Shqipërisë, gjë që tregon për tregtinë intensive gjatë gjysmës së dytë të shekullit VII p.e.s. përgjatë bregdetit shqiptar”.

Që prej viti 2004, RPM-ja ka analizuar shtratin e detit në Shqipëri për anije të vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

“Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit të krijohej një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet”, tha Goold.

“Autoritetet shqiptare janë duke planifikuar një projekt të ri katër-pesëvjeçar me RPM-në dhe Institutin e Arkeologjisë Detare, me bazë në Teksas, për të eksploruar mundësitë e gërmimit të mbetjeve, një proces financiarisht i shtrenjtë dhe shkencërisht delikat”, shtoi Ceka.

Kërkimet në Shqipëri deri më tani kanë zbuluar 28 zona me anije të mbytura, si dhe disa grumbuj amforash dhe gjetjesh të tjera nga Saranda dhe Butrinti në jug e deri në Durrës dhe më pas synohet të shkohet në veri të Durrësit.

“Prania e RPM-së në 12 vitet e fundit ka qenë një “hap i madh” për studiuesit shqiptare të arkeologjisë nënujore”, sipas Auron Tares, kreu i UNESCO-s për Komitetin Shkencor dhe Teknik për Trashëgiminë Botërore Nënujore.

“Nëse konfirmohet, kjo mbetje e anijes mund të shoqërohet me themelimin e dy qyteteve kryesore në bregdetin shqiptar, Dyrrachium (Durrësi modern) dhe Apolonia, dy portat e rrugës Egnatia, rruga e lashtë drejt tregtisë lindore”, theksoi Tare.

“Ne kemi zbuluar jo vetëm anije të lashta, por edhe një numër të mirë të mbetjeve të anijeve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore që hedh dritë mbi një kapitull të panjohur të historisë sonë”, vazhdoi ai.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej vendeve më të varfra të Evropës.

/ATA/

Etiketa: 22 amfora antikearkeologudeti JonMateusz PolakowskiNew York Timespasuritë shqiptare

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 05/06/2026
0

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe...

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Para
Tabaku: Në Shqipëri sundon vetëm vullneti i Ramës, nuk bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e tij

Tabaku: Në Shqipëri sundon vetëm vullneti i Ramës, nuk bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com