Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh sot se mësimi do rinisë nesër, pas ndërprerjes javën e kaluar për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve.
Nikolla tha se 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, nuk do të zhvillojnë mësim as nesër, deri në një njoftim të dytë.
“Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë. Ka probleme në 27 shkolla, ku nuk do rifillojë mësimi”, tha Nikolla.