Dita e nesërme, 17 shtatori shënon rifillimin e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit. Kur kanë kaluar rreth gjashtë muaj nga protesta e kuksianëve që ndërpreu tarifimin tashmë erdhi koha që ata dhe të gjithë shqiptarët të paguajnë për të kaluar atë rrugë.
Siç është lajmëruar edhe më herët për banorët e qytetit të Kukësit pagesa do të jetë 100 lekë të reja për makinat, ndërsa çmimi normal i tarifimit mbetet 5 euro.
Sipas një skeme të hartuar ka disa tarifa pasi edhe përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të kenë çmim tjetër nga ato normalet.
Sipas vendimit të qeverisë skema e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë që përfshin tri kategori: Automjetet e banorëve të qarkut Kukës; Autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit;