Nga Xherald Bizaku
28 Nëntori është një nga datat më të gëzuara për kombin shqipfolës. Është pikërisht kjo datë që i bëri shqiptarët me shtetin e tyre, të pavarur dhe sovran. Po të krijojmë një analogji të thjeshtë me ditët e sotme, të gjithë jemi deshmitarë që kësaj date i ka humbur shkëlqimi, sidomos vitet e fundit. Ta duash dhe të festosh këtë datë duhet që më parë të duam vendin që quhet Shqipëri, pra me pak fjalë duhet që ta ndjesh si datë. Ne nuk e duam këtë datë sepse nuk e duam Shqipërinë, jo nuk e duam Shqipërinë.
Dikush mund të thotë pse ose ç’është kjo marrëzi? Shqipërinë po e sundon krimi, në Parlament u futën persona me rekorde kriminale. Në Shqipëri bëjnë ligjin “të fortët” dhe trafikantët. E mos të mjaftonte kjo, të gjithë këta janë të lidhur me qeveritaret. Vendi është kthyer në një magazinë të madhe droge për kultivuesit dhe trafikantët që rendin të lirë, madje edhe me makina të ministrave. Këto dhe shumë të tjera do të thotë mos ta duash Shqipërinë.
Vendin e kanë përdhunuar deri në palcë, ia kanë përdhosur çdo simbol dhe shenjë krenarie. Na kanë mpirë çdo ndjenjë patriotizmi dhe atdhedashurie. Na kanë bërë që të largohemi çdo ditë nga ky vend dhe ne përsëri qëndrojmë urtë sepse na kanë shtyp. Pra ne nuk e duam vendin tonë kshuqë nuk kemi të drejtë ta festojmë këtë datë. Për të festuar këtë datë duhen burra me “bole” dhe jo vampirë dhe përdhunues që ia kanë hequr pantallonat popullit dhe e kanë lënë me rrip në dorë.