KQZ do të fillojë ditën e nesërme zbatimin e skemës së trajnimit, e cila i është vënë në dispozicion të gjitha KZAZ-ve, partive politike që propozojnë anëtarët e KQV-ve dhe misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it.
KQZ ka parashikuar që trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e shkollave.në orarët e pasdites, 16.00-18.30, me qëllim për të shmangur pengesat për të marrë pjesë në trajnim.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndjek në dinamikë situatën sa i përket emërimeve të anëtarëve të KQV. Pas apelit të një ditë më parë, ka reagim pozitiv nga ana e partive politike, por ende vijojmë të kemi KZAZ pranë të cilave nuk janë depozituar propozimet komisionerë të KQV-ve”, Hoxhaj.