Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nëse do zgjidhni të jetoni në këtë ishull të Gjermanisë, do jeni banori i 17-të (foto)

Nga Ejona 0

Ishulli gjerman i quajtur Oland është ishulli më i vetmuar pasi aty jetojnë vetëm 16 qytetarë. Ishulli ndodhet 1 metër lart nga sipërfaqa e detit dhe shumë herë gjatë vitit qytetarët kanë problem me përmbytjet.

Edhe pse me vetëm 16 banorë, në ishull ndodhet një mini-market si dhe një kafe. Të gjithë qytetarët e ishullit jetojnë thjesht dhe shijojnë ajrin e pastër dhe qetësinë e ishullit. Ndërsa sa i takon transportit aksesi bëhet me një tren të vogël i cili është i hapur, si makinë kabrio.

Edhe pse kushtet janë të vështira asnjëri nga qytetarët nuk ka ndërmend të largohet nga ishulli Oland. Në verë sipas qytetarëve ka turist që vizitojnë ishullin thjesht për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe të largojnë stresin.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej