Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nënkryetari i AMA-së: Dyshoj nëse një qeveri dëshiron të “luftojë” lajmet e rreme

Nga Klodiana 0

Ditën e sotme, Autoriteti i Mediave Audiovizive rrëzoi pr/ligjin e qeverisë Rama “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka të bëjë mediat online dhe përmes të cilit synohej vendosja e gjobave të majme mbi portalet, duke u fokusuar kryesisht te teza e qeverisë mbi shpifjen.

Ndërkohë, Sami Nezaj në një intervistë për FaxNews, foli për këtë projekt ligj i cili u rrëzua nga AMA. Nezaj u shpreh se projekt ligji është kundërshtuar pasi cënon lirinë e medias.

“Me këtë projekt ligj është shkelur parimi i vetërregullimit të medias së shkruar. Ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi. Sipas qeverisë Rama thuhet se ka një kakofoni të numrit të mediave online që operojnë në Shqipëri. Dhe është e vërtetë ka kakofoni të madh të numër të mediave online. Disa media online nuk funksiojnë. Qeveria vendosi “ligjin” për të parandaluar lajmet e rreme ose FakeNews-et. Unë nuk dyshoj nëse një qeveri dëshiron të “luftojë” lajmet e rreme, por duhet që ti verifikojë. Në kërkim të sulmimit të Fake Neës, sulmohen edhe lajmet e vërteta.   Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave.”

I pyetur çfarë mendimi kanë anëtarët e tjerë të AMA-së, Nezaj u përgjigj se ata thjeshtë dhanë mendimin e tyre, por ata nuk marrin dot asnjë vendim, pasi vendimet i miraton Kuvendi.

“Sot në mbledhje u diskutua pr/ligji i propozuar nga qeveria Rama. Ne nuk marrim vendime, pasi vendimet i miraton Kuvendi. Projekt ligji është kundërshtuar gati nga të gjithë dhe jo vetëm nga ne”.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej