Nënë Tereza, shenjtja e besimpakëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënë Tereza, shenjtja e besimpakëve

10:42 | 05/09/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Shën Toma nuk qëllon të jetë i pranishëm, kur Jezusi i shfaqet për herë të parë dishepujve të tij pas kryqëzimit. Këta të fundit ishin të tromaksur nga persekutimi dhe ishin mbyllur në një bimcë, larg njerëzisë. Shën Toma nuk u zë besë shokëve të tij, kur i thonë që mësuesi është ringjallur dhe lëshon atë thagmë aq shumë të njohur që nuk do të besonte pa ja kaluar gishtin në plagë. Kur Jezusi rishfaqet sërish, Shën Toma kësaj here është atje dhe e kalon gishtin tej për tej në dorën e mësuesit. Shën Toma është besëpak, ndaj Jezusi lë porosi se të lumtur janë ata që besojnë pa parë, pa prekur, pa patur nevojën e shenjës.

Shën Toma është si shumica dërrmuese e besimtarëve të kësaj bote që kanë nevojë të shohin një provë, një mrekulli, sepse i bren dyshimi gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në besim. Shën Toma është padyshim si gjithë ne, shqiptarët që u rritëm dhe u formuam në një rregjim që e “vrau” Zotin me kushtetutë. Shën Toma ka gjasa të ketë qenë si Nënë Tereza, e cila kurrë në jetën e saj, në misionin e saj më shumë se të pamundur, nuk pa një shenjë, nuk morri asnjëherë një lajm nga lart. Nënë Tereza para se të shkojë nga kjo botë e shpreh se sa e vështirë është të besosh kështu, në asgjë, pa patur qoftë edhe një shenjë të vetme. Po si ajo, në vitet e fundit të jetës Shën Françesku u rebelua dhe tek tërhiqet në një shpellë, në majtë të malit, ku i bën shoqëri veç ujku, kërkon një shenjë, sepse besimi i është tronditur thellë. Kërkon diçka që të kuptojë se nuk ka besuar në një gjë që është sajesë si puna e Zotit. Dhe pas një lufte jo të shkurtër, ashtu në acar, në zgrip të jetës, Zoti i fal stigmat Shën Françeskut. Kjo ishte shenja, më e mundimshmja, më e vuajtura, por që vërteton praninë e të madhit Zot. Kurse, Nënë Tereza nuk ishte aq guximtare sa Shën Françesku nuk u përball, nuk kërkoi me kaq forcë shenjën, por nuk e fshehu kurrë që dyshoi, madje ka frikë se e ka çuar jetën e saj, sakrificën e saj në kotësi dhe e tillë u shua pa kurrfarë shenje, pa një ëndërr, pa një shfaqje.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Besimtari i sotëm, i cili jeton në një botë ku zhvillimi teknologjik ecën po aq shpejt sa dekika, është i mbushur plot me dyshime. Si mund të ekzistojë Zoti në një botë kaq shekullare, ku ti merresh vesh me një kuti të hollë si telefoni, dërgon mesazhe, bën foto, nis e merr kumte, sheh filma dhe futboll. Si mund të falesh, pendohesh, të shkosh në meshë, kur në anën tjetër të botës po falë teknologjisë vriten mizorisht njerëz, fëmijë e gra që përdhunohen dhe Zoti nuk lëviz gishtin t’i ndalë. Si mund të besosh në këtë Zot, kur familja, bërthama e shoqërisë çmontohet me ligj, kur rendja pas pushtetit, pasurisë, materiales është kthyer në kult dhe po adhurohet si viçi i artë nga hebrenjtë e lashtë.

Pyetje të këtilla mund të rreshtosh pa fund dhe natyrisht përgjigjet gjenden pikërisht në atë rrugëtimin e besimit, tek riti, librat e shenjtë, tek misioni ndaj tjetrit. Nënë Tereza ndoshta nuk e vuri gishtin mbi plagë si Shën Toma, as i pati plagët në trupin e saj si Shën Françesku apo Padre Pio, por u mundua të lajë dhe lehtësojë plagët e shumë njerëzve të refuzuar, të hedhur në qoshe nga shoqëria. Ajo pati trimërinë të kthejë sytë nga i frikësuari, ashtu si Jezu Krishti shkoi në bimcë e gjeti apostujt e tromaksur.

Ndaj shenjtja Nënë Terezë ka për të qenë shumë e dashur për ne, shqiptarët, jo pse kemi të njëjtin gjak, por sepse ka dyshuar po aq fort si ne. Por, veç ndryshe nga plot prej nesh që marrim udhën e Kishës së Laçit apo malin e Baba Tomorit për të gjetur shenjën, ajo zbriti në rrugë dhe mblodhi “fundërrinat”.

Në Shën Pjetër të Vatikanit do zhvillohet mesha e shenjtërimit të saj. Do ketë plot shqiptarë atje dhe plot të tjerë do të shkojnë të djelën në kishat e katundeve apo katedralet e qyteteve. Do i luten Nënë Terezës, e cila nga ana e saj do u lutet atyre për skamnorët. Ajo lutjen tonë ka për ta dëgjuar, ne lutjen e saj a kemi për ta ndjerë?

Etiketa: bimcëdekikafundërrinatnene terezaPadre PioShën FrançeskuShën Tomaskamnorëtstigmathagmëviçi i artë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Pse vriten policë nga të çmendurit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com