Jaques Prevert – Kronikë Familjare
Nëna thur me shtiza,
I biri bën luftë
Nëna mendon se kështu e ka dhënë perëndia.
Po babai ç’bën derëziu?
Ai bën tregti.
E shoqja thur me shtiza,
Bën luftë i biri,
Ati bën tregti
Ai mendon se kështu e ka dhënë perëndia.
Po i biri, vallë, çfarë gjen i biri?
E ëma thur me shtiza, i ati bën tregti, i biri bën luftë
Kur të mbarojë lufta, ai do të bëjë tregti me babanë e tij.
Lufta vazhdon, nëna vazhdon të thur me shtiza
Babai vazhdon të bëjë tregti…
Djali u vra
I ati dhe e ëma shkojnë në varreza,
Ata mendojnë se kështu qe e thënë nga perëndia.
Jeta vazhdon, jeta me shtizat, luftën, tregtinë
Lufta, tregtia, lufta, shtizat
Tregtia, tregtia dhe prapë tregti-zeza
Jeta në varrezë