“Nëna ime, fytyra e armikut të popullit”/ Një rrëfim tronditës, nga Shqipëria komuniste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nëna ime, fytyra e armikut të popullit”/ Një rrëfim tronditës, nga Shqipëria komuniste

08:46 | 22/05/2019
në Kryesore
0

M‘u shfaq sapo çela sytë në këtë botë. Ishte imazhi i parë që m‘u përvijua. Më puthi e para, më ledhatoi, më mësoi të flas shqip, më ndihmoi të hedh hapat e parë, më përkundi me butësi nën aromën e saj, më rriti me këshilla e rite të lashta, më tregoi të mirën e të keqen që do gjeja udhëve, më kritikoi e përgëzoi për ç‘ka bëja e nuk bëja, më dha shpresë e forcë, kur fillin e arsyes humba, dhimbje e gëzim, kur fati zgjidhte në vendin tim…

Nga Luljeta Progni

Ajo ishte aty gjithmonë… që nga momenti i parë që m’u shfaq. Ishte fytyra e parë që i’u shfaq në këtë botë edhe vëllait, Nikës, që për shumë vite do t’i duhej ta harronte. Fytyra e parë që iu shfaq motrës që lindi fill pas tij, Dukates, për të cilën ishte gjithashtu edhe fytyra e vetme që pa ato pak ditë që erdhi në këtë botë. Ishte e njëjta fytyrë që iu shfaq e para motrave të tjera.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ishte fytyra e Zojës, nënës sime.

Na rriti nën kurorën e saj me shumë vuajtje e sakrifica, na mbajti pranë vetes e larg të keqes.

Për ne ajo ishte fytyra më e dashur.

Nuk e dinim që ajo ishte fytyra e armikut të popullit.

Pse kishte fytyrën e armikut të popullit nëna ime?

Zojën e fali Zoti grua, por fati e solli të bëhej edhe burrë i familjes për 14 vjet. Ishte një nënë e re 21 vjeçare bashkëshorte e  një të burgosuri politik. Nuk kishte kohë për ëndrra. Duhej të mendonte natë e ditë se si t’u mbante shpirtin gjallë anëtarëve të familjes, Nikës së vogël, nënës dhe të shoqit syrgjynosur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e diktaturës komuniste.

Kulla e gurtë ku jetonin në Nikaj-Mërtur kishte mbetur në dorën e saj. Mbi të kishte rënë heshtja e ftohtë. Vetëm ndonjëherë, të qarat e Nikës nga uria tregonin se aty jetohej ende, ndërsa fëmija i dytë, Dukatja, pushoi përgjithmonë së qari prej urisë. Gjyshja e Nikës, Sofia, përpiqej të mbante ndezur zjarrin në oxhakun e vjetër, e përpiqej që lotët të mos shuanin thëngjijtë e mpakur. Kishte humbur shpresat se kulla do t’i mbushej përsëri me burra e fëmijë: një djalë ia kishin pushkatuar, e tjetri ishte rob i komunistëve.

Dhe zjarri u fik një ditë. Tymi nuk po dilte më prej oxhakut të kullës. Sofia e Zoja u degdisën në internim drejt kampit të Tepelenës, ndërsa Nika ishte e thënë të rritej jetim. Në kullë nuk pipëtinte asgjë. Kulla duhej të duronte përsëri bastisjet e dhunshme. I kishte bërë ballë shkjaut e turkut, kur burrat trima nxirrnin zjarr prej frëngjive të saj prej qindra vjetësh, por tani e heshtur duronte përdhosjen.

Pas dy vitesh Zoja u kthye përsëri në kullë. Pas internimit ajo ishte zyrtarisht fytyra e Armikut të Popullit. I duhej të përballonte edhe këtë damkosje, përveçse të vazhdonte sakrificat për mbijetesë dhe për të mbajtur familjen në këmbë.

Mori djalin, që e kishte lënë tek të afërmit e burrit dhe ndezi zjarrin, e nga oxhaku i kullës tymi filloi të ngrihej lart.

Një lajm i vjen më në fund prej të shoqit. Kishte përfunduar hetimi dhe ishte dënuar me 25 vjet burg, e tashmë mund të shkojë ta takojë.

Pas 7 ditëve udhëtim, Zoja pret të takojë Gjeloshin para hekurave të burgut.

I rraskapitur, i tjetërsuar nga torturat në hetuesi, i shoqi dukej ndryshe. Zoja qëndron para tij e fortë, pa lot në sy, për t’i dhënë zemër. “Më shih si jam ba… ndoshta nuk dal kurrë prej ktij burgu. Djalin ma ço te nana jote e ti shko e martou…. nuk ke pse me vujt ma prej meje”.

Ajo që dëgjoi prej tij nuk e tuti aspak. E pa ngultas në sy e iu përgjigj: “Se çfarë do të bëj unë me jetën time do ta shoh. Në se vendos të të pres, do të më shohësh pas tre muajsh në takimin e radhës, në se vendos të shkoj e të martohem, unë nuk do të jem këtu pas tre muajsh”.

Gjeloshi, priste mes dhimbjes e dëshpërimit, vendimin e Zojës… Ditët e fundit të atij tremujori të gjatë. Dita kur duhej të vinte Zoja. Dimër i acartë ndoshta kishte zënë rrugët. Ndoshta s’kishte ku ta linte djalin…

Dëgjoi t’i thërrisnin emrin dhe brofi në këmbë. Zoja ishte aty. Me trastën ngarkuar në shpinë me rroba e ushqime për të. Ajo erdhi çdo tre muaj, për 16 vite rresht, deri sa Gjeloshi u kthye pranë Kullës së gurtë, prej oxhakut të së cilës vazhdonte të dilte tym.

Nika ishte bërë 20 vjeç. Nëna, Sofia e mbajti shpirtin gjallë për ta parë përsëri kullën me burra e fëmijë, e tre muaj më pas dha shpirt. Gjeloshi, Zoja e Nika nisën sërish jetën. Me të tjera vuajtje e mundime, por ishin bashkë. E familja do të shtohej me të tjerë fëmijë, edhe me mua.

Dhe të gjithë ne, rrjedhimisht ishim fytyra të armiqve të popullit.

Që në barkun e nënës isha e damkosur si Armik i Popullit. Nuk kisha mundësi të zgjidhja. Orakujt e së keqes ma kishin lënë vendin bosh në listën e armiqve të popullit. Sapo belbëzoja fjalët e para, orakujt mundoheshin t’i deshifronin se çfarë po flisja kundër pushtetit.

Fillimisht nuk e kuptoja se kisha lindur brenda një qelie të këtij burgu të madh, por me kalimin e viteve gjithçka qartësohej. Për mua kishte më pak ushqim, më pak veshmbathje, më pak arsim. Të afërmit e mi survejoheshin gjithmonë nga disa fytyra, që me gjasë duhej të ishin fytyrat e armiqve të armiqve të popullit.

Dhe armiqtë e armiqve të popullit vendosnin për ty atë ç’ka parashikonte orakulli i së keqes me një të rënë të lapsit. Mbushnin një dosje me fletë të përhimta, plot me gjithfarë sajesash e shpifjesh, plotësonin numrin serial dhe kategorinë dhe fërkonin duart sa herë që armiqtë e popullit iu hapnin punë. Fletët e dosjes shtoheshin, deri sa dosja arrinte një vëllim që ia u mbushte syrin për të nxjerrë prej aty disa akuza që Armiku i popullit të dënohej ose ridënohej me internim ose burg.

Armiku i Popullit, ky titull i trashëgueshëm, i ngjante pak a shumë titujve honorifikë të shoqërive perëndimore. Dhe në të vërtetë për shumë prej nesh ishte nder ta kishe këtë titull.

Edhe pse jetonim nën kërcënimin e diktaturës çdo ditë të jetës, edhe pse persekutoheshim në çfarëdo lloj mënyre, ne ishim më të lidhur me njëri-tjetrin në familje, e donim më shumë njëri-tjetrin, respektonim më shumë natyrën dhe falënderonim Zotin, lexonim e mësonim më shumë, e dinim më mirë se ç’kuptim kishte liria dhe mbi të gjitha mund të ëndërronim për të.

Për armiqtë e armiqve të popullit ne ishim një mjet me të cilin ata të gjorë mund të fitonin bukën e gojës, mund të realizonin normën që kishin vendosur orakujt e së keqes. Në dosjen që pata mundësi të shoh pranë AIDSSH për të afërmit e mi, arrij të dalloj ngazëllimin e tyre kur fillonin të shkruanin procesverbalet mbi veprimtarinë armiqësore të prindërve të mi.

Nëpërmjet atyre procesverbaleve, ata menduan se siguruan të ardhmen e fëmijëve të tyre, që për çudi, ndoshta nga natyra kureshtare e fëmijës çfarë nuk do jepnin të rrinin me ne, armiqtë e popullit. Po fëmijët e tyre s’duhet të shoqëroheshin kurrë me fëmijët e armiqve të popullit.

Nuk e di sa shpërblim merrnin që merreshin me përpilimin e raportimeve ndaj nesh, nuk e di a e bënin me dëshirë a me pahir, por ishin për të ardhur keq. Ishin kaq të mjerë në shpirt. Si mund të ngazëllehet një njeri kur fëmija i dikujt e ka të ndaluar të shkojë në shkollë?

Sa herë që një prej fëmijëve mbaronte shkollën 8-vjeçare, Zoja merrte dëftesën në dorë e trokiste derë më derë, me shpresën se dikush nuk do ta njihte fytyrën e armikut të popullit. Por e kishte gabim. Fytyrën e armikut të popullit nuk e harronte asnjë.

Kthehej në shtëpi e raskapitur, e dërrmuar.

Ndoshta mendonte se ne nuk do të shkonim kurrë në universitet, ndoshta do të ishim brez pas brezi armiq të popullit. Fytyra e saj shprehte një ndjenjë faji…

Por ne nuk e fajësuam kurrë.

Për ne ishte nëna më e mirë në botë, fytyra më e dashur për të gjithë, fytyra e Armikut të popullit.

/kujto.al/

Etiketa: armiku i popullitfytyrakomunizmikujto.alLuljeta Progninëna imenjë rrëfim tronditës

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Tiranë/ Automjeti përplas 47-vjeçaren, ndërron jetë në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje një këmbësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com