Kryeministri Grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se vendi i tij mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Pas një takimi informues me homologët e tij të BE lidhur me negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai theksoi se të dyja vendet duhet të përmbushin më parë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian.
“Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur, vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e dakorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian. Pata rastin t’i informoj drejtëpërdrejtë homologët e mi mbi negociatat që po zhvillojmë në kohë reale, me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë”, tha Tsipras gjatë konferencës për shtyp.