Adis Ahmetoviç, deputet i Bundestagut gjerman gjatë një konference të përbashkët me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh që konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet javën e ardhshme. Deputeti i Bundestagut shprehu mbështetjen e tij për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE-së.
“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat.
Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.”-tha ai.