Në vetëm 17 muaj, 11 shqiptar të vdekur në burgjet e Greqisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në vetëm 17 muaj, 11 shqiptar të vdekur në burgjet e Greqisë

14:01 | 04/05/2019
në Kryesore
0

Nga Shpëtim Zinxhiria

Për vitin 2018 janë regjistruar shtatë vdekje, ndërsa për 2019 deri më tani janë regjistruar pesë të tilla. Në përgjithësi është bërë i mundur të zbulohen dhe të identifikohen vetëm për 23 raste të tilla, pasi mungon dëshira e ambasadës sonë në Greqi për një bashkëpunim, në një kohë kur në dy vitet e fundit numri i vdekjeve është tepër shqetësues.

  1. 10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
  2. 25 /01/2018. Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
  3. 15/01/2018. Gjendet i varur në komisariatin e policisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pesë fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qendrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye të varte veten.
  4. 16/02/2018, Gjendet i vdekur në qelinë e paraburgimit një 54-vjeçar shqiptar, babai i 5 fëmijëve, të cilit i kishte mbaruar leja e punësimit. Ai punonte në bujqësi dhe pronari i kishte dhënë strehim dhe ish në proces të legalizimit për lejen e tij. Ai mbahej në rajonin e policisë në Kisamu në Hania për dëbim nga Greqia.
  5. 8 /09/2018. Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.
  6. 25/11/ 2018. Një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mistererioze, pasi u gjend i vdekur në kravatin e tij nga gardianët e burgut.
  7. 26/12/2018. Gëzim Shekaj 33 vjeç nga Vlora gjendet i varur në qelinë e spitalit psikiatrik të burgut të Koridhalos. Një i afërm i tij tha se 33-vjeçarit i ishin injektuar gjilpëra.
  8. 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
  9. 15/01/2019. Gjendet i varur në komisariatin e policisë në Agio Nikolaos në Kretë.
  10. 27/01/2019. Në burgun e Koridhalos vritet Bardhyl Tusha i njohur edhe me emrin Bandiol Tusha nga qyteti i Sarandës. Trupi i tij i pajetë ndodhej në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzion se i dënuari ishte mbytur në qeli. Lidhur me këtë vrasje Prokuroria e Athinës ka filluar hetimet.
  11. 1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e Drejtësisë greke.
  12. 27 /04/2000, Mondi Gjoni 18 vjeç u vra nga një polic, me një plumb në qafën, gjatë një revoltimi në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës.
  13. 25.11.94: A. Grabocka, gjëndet i vdekur në qelinë e paraburgimit të komisariatit të policisë i të huajve në pritje për dëbim.
  14. 10/10/1997 . Polici Jorgos Spanudhis qëlloi me armë zjarri dhe vrau një shqiptar në paraburgim, pasi tentoi të ikte.
  15. 16/12/1997. B. Bregkoki 30 vjeç, u vra nga polici Jorgo Spanidis në burgun Dhiavato të Selanikut.
  16. 24 Mars 2005. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës, gjendet i vdekur 19-vjeçari Ismail Saliko, ku u transferua në Qendrën Shëndetësorenë Kapandriti, ku u regjistrua vdekja e tij. Shkaqet janë të panjohura.
  17. 30/03/2006. Në qelinë nr.80 të godinës e katërt “D” në burgun Koridallo humbet jetën nga zjarri së bashku edhe me tre të tjerët 38-vjeçari Marian Greca.
  18. 15/04/2007 . Gjendet i vdekur në qelinë e komisariatit të policisë në Ilio në Agios Fanourios në Athinë 19-I Leonidha K. shtetas shqiptar. Familja proteston para policisë duke mohuar se ai ka varur veten.
  19. 2/06/2009 Ismet Boshlli u gjend i varur në orën 4 të mëngjesit në qelinë e tij në burgun Malandrinu në Fokidha, ku kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se për 9-të vjet të dënimit nuk kishte marrë asnjëherë leje, duke dënuar kushtet e këqija të burgut, si dhe i kërkoi familjes së tij të mos shqetësohej sepse ishte një akt sakrificash për të mirën e të burgosurve të tjerë.
  20. 27 Mars 2014. Kudret Kume apo Ilia Kareli, u vra në burgun e Malandrinos, ishte viktimë e një torture ç’njerëzore nga gardianët. Gjykata i dënoi 12 gardianët me 6 muaj pushim nga puna përfshir këtu edhe ish-drejtorin e burgut 53-vjeçar, ku në 17 janar të 2017 vdes në një aksident pasi ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në autostradën Antiriou-Itea.
  21. 17 prill 2014. Një përleshje mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre. Viktima është një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
  22. 3 gusht 2016. Gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikolaj në komisariatin e Policisë në Ano Patisia në Athinë. Në trupin e tij u gjenden shenja dhune dhe masakrimi nga ana e policisë, ku dhe vdekja ka ardhur si shkak e kësaj dhune.
  23. 12.09/2016, Gjëndet i vdekur në qelinë e burgut Malandrinu në Fokidha në godinën “Z” një shqiptar 49-vjeçar. Ai u gjend i varur në dritaren e qelisë nga gardianët e burgut, në një kohë që bashkëvuajtësi tjetër që ishin bashkë në qeli ishte jashtë.

Incidentet po bëhen gjithnjë e më të ashpra, shërbimi nuk është në gjendje të mbrojë të burgosurit e dobët. Gjendja ka ikur nga kontrolli në këto tre-katër vitet e fundit, duke bërë që Greqia të jetë vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

 

Etiketa: 11 shqiptar të vdekur17 muajBashkimi Europianburgjet e Greqisëburgu i Trikalasvendi me sistemin më të keq të burgjeve

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Tentoi të kalonte sasi të mëdha eurosh, ndalohet në Rinas

Tentoi të kalonte sasi të mëdha eurosh, ndalohet në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com