• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në të gjithë këtë botë, më të çmendurit nga të gjithë, jemi vetëm shqiptarë

15:07 | 06/12/2018
në Shqiperi
0

Nga Rea Shundi

Katalizatori i vërtetë i gjithçkaje është mungesa e durimit. Por nga frika se më vonë nuk do guxoj më t’i jap rëndësi, po e them: “Bota është normale, njerëzit janë të çmendur”. Bota ka një funksion të qëndrueshëm. Tek “bota” kam ndërmend gjithçka, përveç nesh. Kafshë, insekte, zvarranikë, pemë, bari, çdo bimë, nuk janë si ne, kryesisht sepse janë së bashku në atë që quajta “botë”. Ne si qëllim më parësor kemi që në gjenezë, shfrytëzimin. “Frytet” janë të gjitha të tjerat, përfshirë edhe njerëzit e tjerë. Sepse ne mund të marrim çfarëdolloj forme: jemi një far “elementi universal” ose “element i pestë”.

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

Një tjetër arsye pse ne jemi të çmendur është se jemi të gjithë të ndryshëm, ndërkohë që luftojmë për të kundërtën. Po të mos provojmë të jemi njëlloj, të flasim e vishemi njëlloj, do të qe shumë e lehtë të binim pre e barbarisë; barbarë në natyrë siç jemi. Por a u ndryshkuaka dot natyra e njeriut? Faktet dhe shembujt dhe tregimet tregojnë se jo. Përse nuk ndodh? Pikërisht sepse jemi të çmendur. Por jemi edhe të nënvetëdijshëm. Po pse, mund të pyesë dikush tjetër, na bënka të çmendur ndryshueshmëria jonë?

Të çmendur na bën, më saktë, nënvetëdija. Në botë operojmë në unitet me nënvetëdije të pjesshme, kurse në vetjakësi ose solemnitet me vetëdije të plotë.

Ne jemi të çmendur për një arsye tjetër (ose do të vazhdojmë të jemi) që është se ajo që kemi nevojë më shumë është ajo që ende nuk ekziston. Ne jemi krijues, sjellës në jetë, sepse ne kemi ide. Por të kërkosh atë që nuk ekziston… gjë që nuk ndjehet e afërt aspak duke gjykuar mbi mënyrën e mjetet për ta arritur. Idetë marrin jetë brenda nesh, dhe sa më shumë të tilla të ketë një njeri brenda një kohe të shkurtër, aq më i çmendur është. Por ai është i çmendur gjithsesi, edhe pa to. Çmenduria është në potencialin njerëzor. Idetë vetëm sa e provojnë dhe e shpërfaqin atë. Por meqë njerëzit nuk janë njëlloj është e vështirë të shkruash kaq shumë për në përgjithësi.

Megjithatë, pranohet se kemi dy lloje njerëzish: të shoqërueshëm – ekstrovertë dhe jo të shoqërueshëm – introvertë. Por në parim, ata që kanë nevojë më shumë për shoqërinë dinë më pak si ti trajtonë drejt; dhe e anasjellta për introvertët, që për shkak të këndvështrimit të tyre mbi vlerën e madhe dhe mbi aftësine e potencialin human, i trajtonë më drejt, por nuk kanë nevojë për shoqërinë e tyre gjatë.

Arsyeja tjetër se pse përfundimisht jemi të çmendur është sepse jemi gënjeshtarë. Dhe jemi gënjeshtarë sepse jemi të ndryshueshëm. Dhe jemi të ndryshueshëm sepse duam të shfrytëzojmë çdo objekt, njeri apo mundësi me sa më shumë efektivitet. Sigurisht që duam të bëjmë edhe mirë, por kjo nuk na bën më pak të çmendur, apo ngahera të jemi po edhe të këqinj.

Ndjenjat tona janë në kontradiktë me veprimet dhe fjalët. Gjithashtu ndryshueshmëria jonë është nevojë për tu përshtatur, për të mbijetuar e për të vazhduar jetën. Ne gënjejmë për më të vegjëlit, gënjejmë edhe për budallenjtë. Por të tjerët veç këtyre nuk kanë justifikim për tu gënjyer; ajo më pas për inertësi vazhdon të ndodhë.

Jemi njerëz të ndryshëm ose më shumë të ngjashëm, sepse kemi jetuar, vimë nga dhe ose jetojmë në vende thellësisht të ndryshme. Kombet me njëri-tjetrin; vajzat me djemtë; vera me dimrin apo pranvera që nuk vjen; dhe sepse veprimet tona më së shumti i japin frytet shumë më vonë, por ne jemi bërë më të aftë për të harruar. E quajmë harresën një të mirë të madhe, dhe e kërkojmë atë, sikur të kishte shkuar në mërgim. Por mund të kuptohet, sepse veprimet dhe gabimet që bëjmë shpeshherë na sjellin rrugë te reja, të cilat duken më të mira se ato të shkuarat. Dhe kush mund ta thotë me siguri, përveç atyre që do të vinë.

Por ne mbetemi sërisht të çmendur. Një rast që mund të përmend si shembull është sërisht në lidhje me ndërgjegjen e njeriut, dhe me mënyrën se si gënjejmë. Dikujt i urohet “brejtje ndërgjegjeje” si ndëshkim; dikush “zotin i ka lënë”. A ka zot apo nuk ka? Dhe kush është ai njeri me ndërgjegjen më të fortë sa vetë forca e zotit? Pra, po kalojmë tek klasifikimi tjetër mjaft themelor i njerëzimit: në “njerëzit që mund të besojnë në zot”, dhe në “njerëzit që nuk munden të besojnë më”. Nuk janë kurrë zgjedhjet ato që e bëjnë njeriun – njeri, pasi më shumë kuptim ka e kundërta. Por përfundimisht, ne do të ndryshojmë duke mbetur të njëjtë, por me më shumë njohuri e eksperiencë, e me më shumë mundësi për të qënë haptazi, paqësisht, tërësisht të çmendur.

Dhe jemi të çmendur përfundimisht sepse shkojmë ende në shkollë për të mësuar, pa e kuptuar pse apo çfarë, gjëra që në fakt s’janë veçse normat e shoqërisë përkatëse. Unë nuk dua të shkruaj kundër kësaj shoqërie, por jam duke e bërë vetëm sepse po e përmend këtu.

Por në të gjithë këtë botë, anembanë globit, më të çmendurit nga të gjithë, jemi vetëm shqiptarë.

Etiketa: boteRea Shundishqiptarete vmendur

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
“Ngelësit që kërkon Gjermania!”, studentët e Mjekësisë varin bluzat e bardha (film)

"Ngelësit që kërkon Gjermania!", studentët e Mjekësisë varin bluzat e bardha (film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com